SHBA, Teksas - Holanda dhe Japonia barazuan 2-2 këtë të dielë në stadiumin e Arlingtonit në Teksas për raundin e parë në Grupin F të Kupës së Botës 2026. 'Tulipanët' e trajnerit Ronald Koeman kaluan dy herë në epërsi, por djemtë e Hajime Moriyasu gjetën barazimin. Të katërt golat u shënuan në pjesën e dytë.

Duhej minuta e 51-të që Virgil van Dijk të kalonte Holandën në epërsi pas asistit të Ryan Gravenberch. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Japonia barazoi 1-1 me Nakamurën. Holanda nuk u dorëzua dhe në minutën e 64-t gjeti sërish avantazhin, këtë herë me golin e Summerville. Kur dukej se tri pikët do të shkonin për 'Tulipanët', Japonia barazoi vetëm dy minuta para fundit të ndeshjes me golin e Kamadas.

Pas ndeshjeve të para në Grupin F, është Suedia që kryeson me tre pikë, duke lënë pas Japoninë dhe Holandën me nga 1 pikë. Tunizia me zero pikë mban vendin e fundit.

Më 20 qershor do të luhet Holandë - Suedi, ndërsa më 21 qershor Tunizi - Japoni.

Renditja e Grupit F:

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 05:17
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

1781493481_virgilvandijk.JPG

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, pritet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, sipas raportimeve të mediave holandeze.

Qendërmbrojtësi 35-vjeçar thuhet se ka vendosur të fokusohet plotësisht te karriera në nivel klubesh pas turneut që po zhvillohet në Amerikën e Veriut. Van Dijk po e udhëheq ekipin si kapiten në këtë Botëror, ku 'Tulipanët' synojnë një paraqitje të suksesshme në garën më prestigjioze të futbollit.

Sipas raportit të publikuar nga 'Soccer News', vendimi i mbrojtësit pritet të zyrtarizohet menjëherë pas përfundimit të turneut. Ndërkohë, e ardhmja e tij në nivel klubesh mbetet ende e paqartë.

Kontrata e van Dijk me Liverpoolin skadon pas 12 muajsh dhe mbrojtësi pritet ta respektojë marrëveshjen aktuale deri në fund.