Përballje shumë delikate pritet sonte në grupit H mes Uruguajit dhe Spanjës. Amerikano-latinët kanë vetëm 2 pikë pas 2 ndeshjeve të para dhe duhet të fitojnë për të qenë të sigurtë për kualifikimin. Mirëpo përballë është Spanja pretendente për Botërorin, që mund të mos mjaftohet me 1 barazim për të siguruar vendin e parë. Dueli do të luhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe iberikët konsiderohen favoritë për fituar. Ajo që e bën më të vështirë për latinët është fakti se në Uruguaji mediat kanë shkruar për një përplasje mes një grupi lojtarësh dhe trajnerit Bielsa. Mbetet për t’u parë se sa do të ndikojë në fushë.
Dueli tjetër i këtij grupi do të jetë po në orën 02:00 të mëngjesit mes Kepit të Gjelbër dhe Arabisë Saudite. Një fitore do të kualifikonte për këdo që ia del, ndërsa afrikanët e Kepit kanë shpresa edhe me barazim. 1 ndeshje nga mbyllja e fazës së grupeve Kepi i Gjelbër renditet i treti me 2 pikë, po aq sa Uruguaji i vendit të dytë, ndërsa Arabia Saudite është e fundit me 1 pikë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





