Është mbyllur pa fitues, por me barazimin 1-1 ndeshja e raundit të dytë në grupin A të Botërorit mes Çekisë dhe Afrikës së Jugut. Evropianët i shkuan shumë pranë fitore, por humbën 2 pikë në minutat e fundit. Në stadiumin Mercedes-Benz të Atlanta-s Çekia mori avantazhin që në minutën e 6 me Sadilek, i cili përfundoi në mënyrë perfekte një asist të Sojka-s.

Avantazhi i shpejtë nuk i shërbeu për mirë Çekisë, pas nga ai moment ishin afrikanët të cilët kërkuan më shumë portën kundërshtare. Megjithatë për të gjetur golin nuk ishte aspak e lehtë. Barazimi erdhi vetëm në minutën e 83 kur Mokoena realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Edhe pse u akorduan edhe 7 minuta shtesë në fund sfida e dytë në Botëror për secilën nga kombëtaret përfundoi me shifrat 1-1. Si për Çekinë ashtu edhe për Afrikën e Jugut kjo ishte pika e parë e fituar në Botërorin 2026 pasi ndeshjen e parë e humbën me kundërshtarët respektivë.

Sfida tjetër e këtij grupi do të luhet në 03:00 të mëngjesit mes Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.