Pas shijes jo të mirë që la përballja e parë e grupit kundër Marokut, Brazili do të zbresë sonte në fushë për të treguar sa vlen në sfidën e dytë kundër Haitit. Kombëtarja 5 herë kampione bote e nis si superfavorite këtë përballje dhe nuk duhet të diskutohen 3 pikët, por ajo që bëri Kurasao kundër Spanjës duhet të rrijë në mendjen e gjithkujt.

Për të treguar supermacinë e Brazilit mjafton fakti që ‘seleçao’ është e 6 në renditjen e FIFA-s, ndërsa Haiti në vendin e 83. Në 3 ndeshjet e kaluara Brazili ka shënuar minimum 6 gola, ndërsa fitorja më e thellë kundër Haitit është 9-1.

Në prag të takimit trajneri Ancelotti tha se ‘skuadra ka bërë autokritike pas ndeshjes së parë’, ndërsa ka lënë të kuptohet se do të ketë ndryshime në formacion. Ai u ndal konkretisht edhe te talenti Endrick, i cili në sfidën e parë nuk mori asnjë minutë. Ancelotti tregoi se ‘beson shumë që Endrick do të lërë gjurmë në këtë botëror, por do ta aktivizojë kur të jetë momenti i duhur’. Me kureshtje pritet edhe çështja Neymar, nëse do të jetë i gatshëm apo jo pas dëmtimit, pasi së fundmi është stërvitur me skuadrën. Haiti-Brazil luhet në orën 02:30 të mëngjesit, ndërsa sfida tjetër e grupit C Skoci-Marok do të jetë në orën 12 të mesnatës.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.