Francë-Marok në Miami është superdueli që nis sonte prej orës 22:00 çerekfinalet e Botërorit ku ‘gjelat’ konsiderohen favoritë përballë afrikanëve të cilët kanë bërë një Botëror të mrekullueshëm deri më tani. Peng i Marokut është se për këtë duel ka disa lojtarë të dëmtuar siç është mbi të gjithë sulmuesi Saibari, i cili pësoi lëndim muskulor përballë Kanadasë.
‘Shpresoj që Saibari do ketë një tjetër mundësi për të luajtur në këtë Botëror’-u shpreh fillimisht trajneri i Marokut Ouahbi para ndeshjes. Të tjerët që mungojnë janë Ezzalzouli i Real Betis dhe mbrojtësi Agurd i Olimpic Marseille-s. ‘Franca është favorite,’-ka shtuar trajneri i Marokut, ‘por ne kemi një ide të qartë se si do të luajmë dhe nuk kënaqemi vetëm duke marrë pjesë në çerekfinale’.
Francë-Marok në Miami do ta gjykojnë një trup arbitrash nga Argjentina me kryesor Facundo Tello. Kjo ka ngritur paragjykime të mëdha, se mund të dëmtojnë Francën pas gjithë akuzave që bëri Egjiptit. Në prag të duelit trajneri i francezëve Didier Deschmaps ka injoruar këtë detaj. ‘Ne luajmë kundër Marokut dhe jo ndaj arbitrave’,-u shpreh fillimisht ai, ndërsa më pas shtoi se ‘uroj që arbitrat sot të gjykojnë po aq mirë sa francezi Letexier’. Ky i fundit ishte arbitër në ndeshjen Argjentinë-Egjipt pas të cilës ‘faraonët’ bënë një ankesë në FIFA në lidhje me vendimet që mori.
Franca dhe Maroku e gjejnë përballë njëra-tjetrën 4 vite pas Botërorit 2022, teksa ‘gjelat’ fituan 2-0 në gjysmëfinale. Fituesi i këtij dueli në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e Spanjë-Belgjikë.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Parisi po përgatitet për një mbrëmje me masa të shtuara sigurie përpara çerekfinales së Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut. Autoritetet franceze e kanë cilësuar sfidën si me rrezik të lartë, duke vendosur një plan të posaçëm për të parandaluar trazirat dhe incidentet në rrugët e kryeqytetit.
Sipas 'Le Parisien', policia ka autorizuar përdorimin e dronëve të sigurisë për monitorimin e qytetit gjatë mbrëmjes, ndërsa dekreti për masat e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga ora 21:00, një orë përpara nisjes së ndeshjes.
Autoritetet kanë ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike dhe fishekzjarrëve, ndërsa Champs-Élysées, zona ku në të kaluarën kanë ndodhur përplasje dhe akte vandalizmi gjatë festimeve sportive, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë. Disa biznese kanë vendosur barriera mbrojtëse në vitrinat e tyre për të shmangur dëmtimet ose plaçkitjet.
Gjithashtu, do të mbyllen disa stacione metroje pranë Champs-Élysées për të kufizuar grumbullimet e tifozëve. Kufizimet do të prekin edhe disa stacione të linjave 6, 8, 9, 12 dhe 14. Masat e forta të sigurisë lidhen edhe me precedentët e mëparshëm.
Pas fitores së Francës ndaj Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, në të gjithë Francën u arrestuan mbi 260 persona, ndërsa vetëm në Paris u regjistruan 167 arrestime.
Komuniteti maroken në rajonin metropolitian të Parisit numëron rreth 300 mijë banorë, ndërsa në të gjithë Francën jetojnë rreth 2.2 milionë persona me origjinë marokene. Për këtë arsye, autoritetet franceze kanë marrë masa të gjera për të garantuar rendin publik dhe për të shmangur përsëritjen e incidenteve të viteve të kaluara.
Komente





