Maroku është çerekfinalistja e parë e Botërorit. Kombëtarja afrikane ia ka dalë të fitojë me rezultatin 3-0 kundër Kanadasë, në sfidën e parë për fazën e 1/8-ve. Në Hjuston pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, por pati lojë agresive nga të dy kombëtaret. Pas 45 minutave arbitri nxorri gjashtë herë kartonin e verdhë.

Në pjesën e dytë, vetëm pak çaste pasi ekipet zbritën në fushë Maroku zhbllokoi sfidat. Gjatë një goditje dënimi Hakimi asistoi në hyrje të zonës për Ounahi-n, i cili goditi mjeshtërisht dhe dërgoi topin në portën e Kanadasë.

Në vijim afrikanët ia arritën të administronin në mënyrë perfekte, duke mos lejuar raste për Kanadanë. Kjo situatë zgjati deri në minutën e 82-të kur Ounahi sërish goditi në perfeksion pas asistit të Bhrahim Diaz.

Goli i dytë demoralizoi Kanadanë, që në shtesë e pësoi sërish. Rahimi vulosi shifrat 3-0, duke i dhënë fund ëndrrës së Kanadasë, që për herë të parë kaloi fazën e grupeve dhe u paraqit në 1/8-t e Botërorit. Sa i takon Marokut në çerekfinale do të luajë kundër fituesit të çiftit Paraguai-Francë.

Kanada 0-3 Marok

Zhvillimet më të rëndësishme

82'- Ounahi sërish. Mesfushori shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Marokun kundër Kanadasë.

50'-Ounahi kalon në avantazh Marokun. Hakimi jep asist nga një goditje dënimi dhe Ounahi nuk gabon.

45+6'-Është mbyllur pa gola, me rezultatin 0-0 pjesa e parë Kanada-Marok! Megjithatë loja ishte shume 'e nxehtë', pasi u dhanë 6 kartona të verdhë.

1’-Ka nisur në Hjuston faza e 1/8-ve të Botërorit me ndeshjen Kanada-Marok

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.