Llogjika sportive ra poshtë në sfidën Spanjë-Kepi i Gjelbër. Vendi i 67-të në renditjen e FIFA-s bëri befasinë e madhe në ndeshjen e parë të grupit G të Botërorit. Teksa të gjithë prisnin goleadën nga kampionët e evropës, sfida në Atlanta u mbyll me rezultatin 0-0.

Në Mercedes Benz Arena ndeshja nisi ashtu siç pritej, me Spanjën në sulm. Megjithatë loja e iberikëve la shumë për të dëshiruar në fazën e sulmit, ndërsa në disa raste portieri i afrikanëve bëri mjaft mirë. Për t’i ndryshuar historinë kësaj përballje trajneri i Spanjës De La Fuente hodhi në fushë si zëvendësues edhe Lamine Yamal, i cili vinte pas një dëmtimi dhe nuk duhej rrezikuar.

Edhe pse rreziku u shtua, Spanja pretendente për fitimin e Botërorit, nuk arriti të gjente golin e fitores. Madje në minutat e fundit situata mund të kishte shkuar më keq, pasi shteti koloni i Portugalisë, mund të kishte realizuar edhe golin historik. Megjithatë edhe 1 pikë Kepi i Gjelbër mbeti shumë i kënaqur, ndërsa trishtimi mbërtheu Spanjën.

Furia e kuqe vetëm e tillë nuk ishte në këtë përballje të parë. Ndeshja tjetër e këtij grupi, grupit G, do të luhet në orën 12:00 mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit.

Rezultati 0-0.

Zhvillimet më të rëndësishme

90+5' E pabesueshme! Afrikanët e Kepit të Gjelbër ia kanë dalë të marrin pikë kundër Spanjës! Ndeshja përfundon 0-0.

45+5' Mbyllet pjesa e parë me shumë befasi. Spanja super favorite ende nuk ka arritur të shënojë kundër Kepit të Gjelbër

1’-Nis në Atlanta ndeshja e parë e grupit G mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, në stadiumin nuk të ‘Mercedes-Benz’, me kapacitet 71 mijë tifozë.

Si vijnë skuadrat

Kampionët e Evropës, Spanja, debuton në kampionatin Botëror ku konsiderohen si një prej favoritëve të mëdhenj për të triumfuar. Përballë do të ketë një përfaqësuese që merr pjesë për herë të parë në kompeticionin më madhështor në botë, por asgjë nuk duhet nënvlerësuar.

Pika e fortë e kësaj kombëtareje është mesfusha pasi Rodri mbështet nga Pedri dhe Fabian Ruiz, ndërsa me shumë mundësi Yamal do ta nisë nga stoli. Edhe pse 18-vjeçari është rikuperuar fizikisht nga dëmtimi në fund të sezonit, trajneri de la Fuente pritet ta kursejë për të mos rrezikuar. Nga ana tjetër Kepi i Gjelbër po e përjeton si një moment historik. I pyetur nëse ka frikë se e pëson si Kurasao kundër Gjermanisë, trajneri i Kepit të Gjelbër Bubista tha se do të luajmë pa frikë dhe do ti shijojmë këto ndeshje. Ai shtoi se për Kepin e Gjelbër ‘kualifikimi në Botëror do të thotë shumë më shumë se sa futboll’.

Sfida tjetër e grupi H do të luhet në orën 12:00 të mbrëmjes mes Arabisë Saudite dhe Uruguajit.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.