Pas incidentit të kartonit të kuq të Lionel Messit që nuk u mor për shkak të një ndërhyrjeje ndaj Mandos, një tjetër polemikë në rrjetet sociale ka lindur për shkak të performancës së tij në ndeshjen Argjentinë-Algjeri.
Këtë herë, interneti është përqendruar te gjesti i dorës së Messit, duke e krahasuar atë me Miguel Almiron, i cili mori kartonin e parë të kuq në Kupën e Botës për shkak se mbuloi gojën gjatë një debate me kundërshtarin në ndeshjen Turqi-Paraguaj.
Megjithatë, akuza për favorizim nga arbitri ndaj kapitenit argjentinas hidhet poshtë nga rregullorja, e prezantuar nga FIFA posaçërisht për këtë edicion të Kupës së Botës dhe e miratuar nga IFAB: rregulli parashikon përjashtim vetëm nëse lojtari fsheh gojën gjatë një grindjeje ose për të bërë thirrje provokuese, tallëse ose ofenduese ndaj një kundërshtari.
Messi në këtë rast shihet duke folur me qetësi me Julian Alvarez, ndërsa Almiron u penalizua pas ndërhyrjes së VAR-it për shkak se iu drejtua turkut Mert Muldur me gojën mbuluar.
Komente





