Tunizisë nuk i mjaftoi ndryshimi i trajnerit. Pasi u mund 5-1 nga Suedia në ndeshjen e parë, skuadra afrikane pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë.

Japonia shkëlqeu duke fituar 4-0 ndaj Tunizisë në ndeshjen e dytë në Grupin F, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve. Japonia arrin në këtë mënyrë fitoren më të thellë në një Kupë Bote, ndërsa triumfon edhe në ndeshjen historike, atë numër 1000 në fazat finale të një Botërori.

Aziatikët shënuan dy gola që në pjesën e parë me Kamada dhe Ueda, ndërsa në të dytën bënë të njëjtën gjë, duke realizuar edhe dy herë. Golin e tretë e shtoi Ito, ndërsa llogaritë i mbylli Ueda, që kompletoi dygolëshin personal.

Tunizia eliminohet nga Botërori, ndërsa në ndeshjen e fundit do të përballet me Holandën. Japonia do të ketë përballë Suedinë, ku i mjafton edhe barazimi për të avancuar më tej.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.