Australia do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjen e 1/16-ve të Botërorit kundër Egjiptit që luan për herë të parë në fazën me eliminim direkt. Faraonët vijnë në këtë përballje pas barazimit me Iranin, ndërsa kanë rikuperuar edhe Mohamed Salah, i cili pësoi një dëmtim të lehtë. Megjithatë trajneri nuk e ka konfirmuar nëse ish-futbollisti i Liverpool do ta nisë nga fillimi.
Hossam Hassan, trajneri i Egjiptit, ishte i irrituar kur gazetarët evidentuan se lojtarët e tij janë të shkurtër në krahasim me Australinë, duke pohuar se edhe Messi e Maradona ishin të shkurtër. Ai shtoi se do të luajnë me urinë për të bërë historinë, ndërsa theksoi rritjen e futbollit afrikan, pasi 9 nga 10 përfaqësueset pjesëmarrëse u kualifikuan.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




