Sonte në Boston do të luhet një prej dueleve më spektakolare të fazës së grupeve edhe pse Norvegjia dhe Franca e kanë siguruar kualifikimin. Këto dy kombëtare do të përballen për vendin e parë, ndërsa një duel i zjarrtë pritet edhe mes Halaand e Mbappe-s. Të dy janë në kuotën e 4 golave pas 2 ndeshjeve të para dhe duan t’i mbyllin grupet në mënyrën më të mirë të mundshme.
Mungesa e madhe do të jetë trajneri i Francës Didier Deschmaps, i cili ka udhëtuar në vendlindje për shkak të ndarjes së nënës së tij nga jeta. Dueli tjetër i grupit I, po në orën 21:00 do të jetë mes Irakut dhe Senegalit. Të dy këto kombëtare kanë nga 0 pikë dhe duhet të fitojnë patjetër për të shpresuar te kualifikimi si vendi i 3-të.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






