Pas barazimit shumë zhgënjyes pa gola në ndeshjen hapëse të grupit kundër Kepit të Gjelbër, Spanja kthehet në aksion për ndeshjen e saj të dytë në Kupën e Botës 2026, teksa përballet me Arabinë Saudite në Atlanta sot në orën 18:00. ‘La Roha’ shihet sërish favorite, por nga ana tjetër Arabia Saudite e ka tashmë një shembull se si i merren pikët iberikëve.
Ndryshe nga ndeshja e parë sot pritet titullarë Lamine Yamal, i cili gjithsesi nuk mund të qëndrojë për 90 minuta në fushë. Në prag të duelit trajneri i Spanjës ‘De La Fuente’ thotë se lojtarët e tij kanë mbetur të lënduar nga ndeshje me Kepin e Gjelbër dhe se sot do të reagojnë duke u kthyer te fitorja.
Sfida tjetër e këtij grupit H do të jetë mes Uruguajit dhe Kepit të Gjelbër që luhet në orën 12 të mesnatës.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente




