Spanja ka lënë pas zhgënjimin kundër Kepit të Gjelbër dhe ka rikonfirmuar se mbetet pretendente për të fituar Botërorin 2026. Në ndeshjen e dytë të grupit H, ashtu siç kishte premtuar trajneri De La Fuente, iberikët kanë triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 kundër Arabisë Saudite.

Në stadiumin e Atlantas baraspesha zgjati deri në minutën e 10, kur Oyrazabal asistoi për Yamal, i cili nuk fali në ndeshjen e parë si titullar. Në vijim vetë Oyrazabal do të realizonte edhe dy herë të tjera, duke i dërguar shifrat në 3-0. Pjesa e parë do të mbyllej me gjurmët e kapitenit të Real Sociedad.

Me të nisur pjesa e dytë Spanja do të gjente edhe golin e katërt. Pas një inkursioni Cucurrella godet fort në zonë dhe topi i devijuar përfundon në portë. Ky gol do të vuloste edhe shifrat përfundimtare të takimit edhe pse në minutat shtesë Spanja realizoi sërish, por që u anulua me VAR.

Me këtë sukses Spanja mori të paktën përkohësisht kreun e grupit H me 4 pikë, ndërsa rezultati 4-0 pritet ti japë një ndihmëse të madhe në aspektin e golavarazhit. Sfida tjetër e këtij grupi do të luhet në orën 12 të mesnatës mes Uruguajit dhe Kepit të Gjelbër.

Rezultati Spanja 4-0 Arabia Saudite

Zhvillimet më të rëndësishme

47' Tambakti devion topin në portën e tij. Vjen goli i 4 i Spanjës pas goditjes potente të Cucurrela-s brenda zonës.

24’- Spanja e kthen në festival golash kundër Arabisë Saudite. Oyrazabal shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Spanjën.

21’- Oyrazabal dyfishon rezultatin kundër Arabisë Saudite.

10’- Yamal zhbllokon shumë shpejt sfidën e dytë të grupit për Spanjën.

1’- Nis në Atalanta ndeshja mes Spanjës dhe Arabisë Saudite.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.