Skuadra e Rudi Garcias pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë kundër Egjiptit ka barazuar pa gola, 0-0, edhe kundër Iranit. Në Kaliforni belgët ishin sërish favoritë dhe u përpoqën të realizonin, por nuk mundën të kalonin topin pas shpinës së portierit të Iranit.
Në pjesën e dytë belgët mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Ngoy, ndërsa edhe iranianët patën disa raste. Sfida tjetër e Grupit G mes Zelandës së Re dhe Egjiptit do të luhet në orën 3 të mëngjesit.
Zhvillimet më të rëndësishme
66'- Belgjika nga sulmet e një pas njëshme tani duhet të vuajë, pasi Ngoy ndëshkohet me të kuq dhe lë përfaqësuesen me 10 lojtarë.
26’-Zhbllokohet sfida. Irani kalon në avantazh me një skemë fantastike. Taremi autor i golit, por pas disa minutash anulohet me VAR
1’-Ka nisur në ‘SoFi Stadium’ sfida mes Belgjikës dhe Iranit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






