SHBA - Trajneri i kombëtares franceze të futbollit, Didier Deschamps, do të mungojë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026 kundër Norvegjisë, pasi është detyruar të kthehet në Francë për shkak të një tragjedie familjare.

Federata Franceze e Futbollit (FFF) konfirmoi se 57-vjeçari mësoi të martën në mëngjes lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së tij dhe ka marrë lejen për t’u larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

Në mungesë të Deschamps, drejtimin e “Gjelave” do ta marrë përkohësisht ndihmëstrajneri Guy Stephan, i cili do të udhëheqë skuadrën në përballjen ndaj Norvegjisë.

Franca e ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën me eliminim direkt, pasi ka regjistruar dy fitore në dy ndeshjet e para të grupit. Fillimisht mposhti Senegalin me rezultatin 3-1, ndërsa më pas triumfoi 3-0 ndaj Irakut, duke ruajtur ecurinë perfekte në turne.

Sfida ndaj Norvegjisë, që do të zhvillohet të premten në Boston do të përcaktojë fituesin e Grupit I.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.