Algjeria ka fituar me përmbysje dhe me shumë vështirësi 2-1 Jordani në ndeshjen që u mbyll në 07:00 të mëngjesit me orën në Shqipëri. Sfida ishte e vlefshme për grupin J të cilin e kryeson Argjentina e cila tashmë është e kualifikuar si vend i parë në grup. Algjeria pas fitores ngjitet në kuotën  e3 pikëve dhe mban gjallë shpresat për t’u kualifikuar.

Jordania që merr pjesë për herë të parë në Botëror e mbylli në avantazh pjesën e parë me golin e Al Rashdan. Afrikanët më pas arritën të përmbysnin rezultatin në pjesën e dytë me golat e shënuar në minutat 69-të dhe 82 me autor Benbouali dhe Gouiri.

Algjeria ngjitet në kuotën e 3 pikëve në grupin J po aq sa Austria. Jordania pas dy humbjeve eliminohet nga Botërori ndërsa nga përballja Austri-Algjeri do të dalë ekipi që kualifikohet si vend i dytë. Algjeria duhet të fitojë për të kaluar më tej ndërsa Austrisë i bën punë edhe barazimi.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.