SHBA - Kupa e Botës 2026 mbylli ndeshjet në Grupin D. Pas SHBA-së, e cila e kishte siguruar një biletë për në fazën e 1/16-ave, edhe Australia ka të drejtën të vijojë garimin në ndeshjet me eliminim direkt si vendi i dytë në këtë grup. Paraguai duhet të presë ende për një vend në tetë më të mirat si vendi i tretë, teksa Turqia është eliminuar.
Në ndeshjet e mëngjesit të kësaj të premteje me orën shqiptare, Turqia fitoi 3-2 kundër SHBA-së, ndërsa Paraguai dhe Australia u mjaftuan me rrjeta të paprekura, pra 0-0.
Në California, Turqia mposhti 3-2 SHBA-në. Turqit ishin të eliminuar që përpara ndeshjes, por ia dolën ta mbyllnin me fitore dhe tri pikë përvojën në këtë Kupë Bote. Ishte SHBA-ja që kaloi në avantazh me golin e Trusty pas tre minutave lojë, para se Arda Guler dhe Baris Yilmaz të shënonin për Turqinë brenda pjesës së parë. SHBA barazoi 2-2 me Berhalter në fillimin e fraksionit të dytë, por fundi i ndeshjes ishte emocionues pasi në shtesën e tetë Kaan Ayan i dha fitoren Turqisë.
Në Santa Clara, Paraguai dhe Australia barazuan 0-0. Janë 'Kangurët' që kalojnë më tej në fazën e 1/16-ave, teksa Paraguai duhet të presë për të mësuar nëse do të jetë mes tetë ekipeve që kalojnë më tej si vendet e treta më të mira.
Përmbledhje:
Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, SHBA-ja, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Ekuadori, Holanda, Japonia, Suedia, Australia.
Kombëtaret e eliminuara deri tani: Haiti, Turqia, Tunizia, Jordania, Panamaja, Katari, Çekia, Kuraçao.
Ndeshjet e fazës së 1/16-ave deri tani: Afrika e Jugut - Kanada, Brazil - Japoni, Holandë - Marok, SHBA - Bosnjë Hercegovinë.
Renditja e Grupit D:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







