Peshëngritësit Briken Calja dhe Erkand Qerimaj nuk kanë mundur t'i japin medalje Shqipërisë, në Botërorin e këtij sporti që po zhvillohet në Ryad të Arabisë Saudite. Në peshën deri në 81 kilogramë, dy sportistët nuk mundën t'i jepnin medalje Shqipërisë, teksa Qerimaj u fut në pesë më të mirët në botë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura.
Erkand Qerimaj garoi në Baterinë A, teksa e mbylli Botërorin në dygarësh në vendin e shtatë, me 338 kilogramë. Në stilin e shkëputjes, Qerimaj e nisi garën me 153 kg, duke e ngritur me sukses këtë peshë. Në provën e radhës, shkodrani shtoi peshën në 156 kilogramë, gjë që ia doli ta ngrinte në provën e tretë, duke mbyllur këtë disiplinë në vendin e pestë. Në stilin e shtytjes, Qerimaj ngriti 182 kilogramë, duke e mbyllur në vendin e tetë.
Në dygarësh, me totalin 338 kg Qerimaj u rendit në total i shtati, duke lënë pas Briken Caljan që ngriti 150 kilogramë në shkëputje dhe 187 kilogramë në shtytje. Në dygarësh, shtërmenasi ngriti 337 kilogramë.
Kështu, me këto rezultate të dy peshëngritësit nuk mundën t'i jepnin medalje Shqipërisë, teksa Qerimaj u mjaftua me vendin e pestë në botë në shkëputje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.5%
-
Jo
80.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1340
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arte Marciale/ Gjimnazisti i 'Petro Ninit' merr medalje ari në Kampionatin Evropian të 'Jiu-Jitsu Brasilian'
28 Janar, 14:54
-
Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi skualifikohet në zbritjen e parë të Slalomit në Çeki
25 Janar, 11:34
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi rikuperon dhe mbyll garën e Çekisë në vendin e 12-të, Sara Hector e para! Nesër sërish në pistë
24 Janar, 11:38
-
Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi rikthehet në pistë, dy gara në Çeki gjatë fundjavës
23 Janar, 14:41
-
VKM-ja shkurton shpërblimet për peshëngritësit, Gjoza për 'Report TV': Rrufe në qiell të hapur, sportistët të demoralizuar
21 Janar, 14:07
-
Ski/ Garë për t'u harruar, Lara Colturi përfundon e 20-ta në Slalomin Gjigant të Italisë! Julia Scheib dominon podiumin
20 Janar, 12:00
-
Ski/ Denni Xhepa renditet i 6-ti në Slalomin Gjigant në Serre Chevalier
20 Janar, 11:08
-
Statistikat e një sezoni fantastik për Lara Colturin
16 Janar, 15:02
-
E pafat Lara Colturi, renditet e 8-ta në pistën e Flachau! Lëshimin e dytë e mbylli e para
13 Janar, 22:17
-
VIDEO/ Al Hilal përmbys 3-1 Al Nassr në derbin e Arabisë Saudite, Cristiano Ronaldo 41 gola larg numrit 'magjik'
13 Janar, 14:20
-
Spektakël me pesë gola, Barcelona fiton 3-2 finalen kundër Real Madridit dhe merr për herë të 16-të Superkupën e Spanjës
11 Janar, 22:04
-
El Clasico për trofeun e Superkupës së Spanjës, Flick: Mbappe është më i miri në botë! Xabi Alonso: Sfidë shumë e veçantë
11 Janar, 11:34