Botërori i peshëngritjes/ Garoi në baderinë B, Briken Calja i 1 në dy garësh! Gara e vlefshme për Lojërat Olimpike

Botërori i peshëngritjes/ Garoi në baderinë B, Briken Calja i 1 në dy garësh! Gara e vlefshme për Lojërat Olimpike

Peshëngritësi Briken Calja

Briken Calja e ka mbyllur i pari në dy garësh garimin e tij në Botërorin që po mbahet në Tajlandë. Megjithatë peshëngritësi shqiptar garoi në baderinë B dhe duhet pritur ende për të mësuar rezultatin përfundimtar në disiplinën deri 73 kilogramë, që vlen edhe për kualifikimin në Lojërat Olimpike.

Në stilin e shkëputjes Brikeni realizoi me sukses të tri provat. Fillimisht ngriti 145 kilogramë, më pas 150 dhe në fund 152 kilogramë. Kjo e renditi atë të katërtin, ndërsa në stilin e shtytjes realizoi vetëm provën e parë me 181 kilogramë. Kaq ishte e mjaftueshme për vendin e parë në këtë disiplinë dhe të parin në dy garësh me në total 333 kilogramë të ngritura. 

Vetë Calja në rrjetet sociale e ka cilësuar këtë garë si ‘një rikthim të fuqishëm prej kampioni’, për shkak të dëmtimit që kaloi.

"RIKTHIM I FUQISHËM PREJ KAMPIONI

Pas muajsh mundimesh për shkak të dëmtimit, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, sot ia dola të rikthehem me një rezultat fantastik në Kupën e Botës Thailand 2024, ku arrita nje rezultat shumë të mirë në peshën 73 kg.

Shumë mendje skeptike nuk e besonin të rikthehesha kaq fuqishëm sa sot, por përsëri vërtetova se dëshira për të arritur për të arritur sukses për këtë komb dhe për të qëndruar në majat e këtij sporti janë më të mëdha.

Kompeticioni i sotëm ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm për shkak se është i fundit kualifikues për Lojrat Olimpike Paris 2024.

Faleminderit në radhë të parë familjes, stafit tim, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Mbrojtjes, Komitetit Olimpik, Federatës Shqiptare,Miqve të mi dhe spitalit onkologjik, ne vecanti Dr.Romeos dhe Dr.Euglentit, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë!

Vazhdojmë përpjekjen me sfidën e radhës në Paris.

Brikeni,"-shkruan peshëngritësi në rrjetet sociale.

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Romeo: 04/04/2024 18:15

    I 9 ne Bote jo keq vazhdo shqipe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik

Tensione para bashkisë së Tiranës, Protestuesit përplasen me policët, i hedhin gardhin metalik