MANAMA, Bahrein - Shqipëria doli pa medalje nga Botërori i Peshëngritjes që po mbahet në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Kuqezinjtë tanë provuan suksesin me Briken Caljan, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadanin.
I pari në pedanë doli Briken Calja, i cili ia doli të ngrinte 153 kilogramë në stilin e shkëputjes, duke zënë vendin e katërt në botë. Kampioni shqiptar nuk mundi të çonte lart asnjë nga tre tentativat për 183 kilogramë në shtytje, duke mos u futur në zonën e medaljes për pak.
Në kategorinë e peshave 81 kilogramë, Shqipëria u përfaqësua nga Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani. Ky i fundit ngriti në provën e parë të shkëputjes 146 kilogramë, teksa dështoi në dy të tjerat për 150 dhe 151 kg, për ta mbyllur në vendin e dhjetë. Në shtytje Ramadani ngriti 181 kg, duke mos mundur të futej në dy tentativat e radhës. Me 327 kg në dygarash, ai u rendit i 16-ti në listën finale, shumë larg zonës së medaljeve.
Erkand Qerimaj zhgënjeu në tre provat e shkëputjes, dy herë me 155 kg dhe një herë me 156 kg, për të mos u futur në disiplinën e shtytjes dhe më pas mos u klasifikuar në dygarësh. Një paraqitje jo e pritshme nga 36-vjeçari që i ka dhënë disa medaljeve Shqipërisë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.2%
-
Nuk e di
9.9%
Vota total: 334
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lara Colturi, e pesta në Kupën e Botës në SHBA
26 Mars, 12:04
-
Olimpiada Speciale Dimërore, Shqipëria e mbyll me tetë medalje! Pesë të arta
20 Mars, 11:03
-
Historike/ Shqipëria siguron dy medalje në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
13 Mars, 13:44
-
Mundja e krahut/ Shkëlqim Koçi shpallet kampion në 'Kupën e Skënderbeut' në Hungari dhe ngre flamurin shqiptar
11 Mars, 10:37
-
Lara Colturi e 12-ta në garën e Sllallomit të Suedisë
9 Mars, 15:44
-
Boks/ Nelson Hysa hedh 'KO' rivalin në raundin e parë dhe shpallet kampion Evrope në WBO! Fitojnë Kajoshi dhe Drini
8 Mars, 22:20
-
Carja kampione kombëtare në peshëngritje, vendos edhe rekord evropian për të reja! Gati për Botëror
8 Mars, 16:47
-
'Giro d'Italia' i kushton Shqipërisë 7 milionë euro, qeveria kalon 4 mln eurot në këstin e dytë
7 Mars, 10:49
-
Ishte duke u stërvitur, makina përplas për vdekje atleten shqiptare në Irlandë! Anila Muçaj nënë e dy fëmijëve
4 Mars, 10:05
-
Besëlidhja dominon sezonin e koshit, merr fitoren e 15-të radhazi! Mposht Tiranën në 'Farie Hoti'
2 Mars, 10:09
-
Mundje/ Chermen Valiev i jep Shqipërisë medalje ari
27 Shkurt, 11:35
-
Apelit rrëzon kërkesën e FSHF, njeh Fidel Yllin si kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar! Reagon Federata: S'njeh gjykatat ndërkombëtare, të ndërhyjë FIFA
17 Shkurt, 15:19