BAHREIN, Manama - Në Manama, kryeqytetin e Bahreinit është duke u mbajtur Botërori i Peshëngritjes. Në këtë turne garojnë edhe sportistët nga Shqipëria, me Briken Caljan që ia doli të ngrinte 153 kilogramë në stilin e shkëputjes, duke zënë vendin e katërt në botë.
Kampioni shqiptar nuk mundi të çonte lart asnjë nga tre tentativat për 183 kilogramë në shtytje, duke mos u futur në zonën e medaljes për pak. Pas garës ai ka reaguar në kanalet e komunikimit duke iu kthyer një përgjigje të gjithë atyre që e quajnë vendin e katërt në shkëputje një dështim.
"Është e trishtë të shohësh që përpjekja dhe djersa e një sportisti minimizohen kaq lehtë nga disa persona. Vendi i 4-t në botë në shkëputje është rezultat i një pune të palodhur, sakrificave të pafundme dhe pasionit për sportin. Le të mos harrojmë se bota numëron 8 miliardë njerëz dhe të jesh mes më të mirëve nuk është kurrë dështim. Për ata që e quajnë këtë një dështim, ju ftoj të ecni në rrugën time qoftë edhe për një ditë. Kritikat dashakeqe nuk më ndalin, vetëm më japin forcë për të shkuar më lart", shkruan Brikeni në kanalet e komunikimit pas garës.
Sot, në Baterinë B për peshën deri në 81 kilogramë do dalin në pedanë dy peshëngritësit e tjerë kuqezi, Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.7%
-
Jo
76.9%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 2517
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bahreini: Kemi rrëzuar 125 raketa dhe 200 dronë nga Teherani që nga fillimi i luftës
15 Mars, 11:47
-
Kupa e Botës për Ski/ Lara Colturi jashtë podiumit, renditet e 8-ta në Slalom! Mikaela Shiffrin përsërit veten pas 14 vitesh dhe merr fitoren
15 Mars, 10:37
-
Formula 1/ Çmimi i Madh i Bahreinit dhe Arabisë Saudite pranë anulimit për shkak të luftës në Iran
14 Mars, 12:13
-
Kupa e Botës për Skitë Alpine/ Lara Colturi renditet e 7-ta në garën e Slalomit Gjigant, në Are të Suedisë fiton policja Julia Scheib! Lot për Camille Rast
14 Mars, 10:41
-
Shoqata e Komiteteve Olimpike Ndërkombëtare: Shqipëria bëri historinë në shpatet italiane gjatë 'Milano Cortina 2026'
11 Mars, 11:14
-
32 të plagosur në Bahrein nga droni iranian, 4 fëmijë të lënduar! Mes tyre një foshnje 2-muajshe
9 Mars, 08:55
-
Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin!
9 Mars, 08:06
-
Volejboll/ Tirana fiton derbin kundër Partizanit në finale dhe ngre trofeun e Kupës së Shqipërisë
7 Mars, 12:51
-
Euro 2027/ Shqipëria dhe Kosova do organizojnë Evropianin U16 në volejboll për meshkuj
6 Mars, 15:21
-
Bahrein, raketat godasin rafinerinë Bapco Energies - VIDEO
6 Mars, 12:33
-
Lufta/ Trump: Irani të dorëzohet! Media: Rusia, informacione Inteligjence Teheranit për të sulmuar forcat amerikane në Lindjen e Mesme! Meloni telefonatë me Macron, Starmer dhe Merz
6 Mars, 07:40
-
Ski/ Denni Xhepa ngjit flamurin e Shqipërisë në podium, renditet i dyti nga 108 konkurrentë në disiplinën e Slalomit Gjigant
3 Mars, 15:47