Cristiano Ronaldo i pari në histori që realizon në 6 Botëror të ndryshem dhe Lionel Messi golashënuesi më i mirë i historisë janë vetëm 2 prej rekordeve të vendosura në këtë Botëror që po mbahet në SHBA-Kanada dhe Meksikë, por në vijim priten të tjera rekorde.

Aktualisht Messi dhe Maradona mbajnë rekordin për më shumë asist në Botërore, me 8 të tillë, por fituesi i 8 herë Topit të Artë pritet ta thyejë në vijim. Me shumë mundësi që kundër Jordanisë. Messi gjitashtu mban edhe rekordin me më shumë minuta të luajtura në Botëror. Me 28 ndeshje në Kupën e Botës, Messi ka luajtur 2,485 minuta. 268 minuta më shumë se vendi i dytë që mbahet nga ish-mbrojtësi i Italisë Paulo Maldini, i shpallur nënkampion në 1994.

Një rekord që pritet të ketë ndryshime të herë pas hershme ka të bëjë me golat e shënuar nga një kombëtare. Në ndeshjet e para të grupeve Gjermania tejkaloi Brazilin falë fitores 7-1 kundër Kusaos, duke shkuar në 237 gola në historinë e Botërorëve. Gjithsesi Brazili shënoi 3 kundër Haitit dhe tani ndan rekordin me Gjermaninë, me 239 gola të realizuar.

‘panzerat’ në këtë Botëror mund të barazojnë Brazilin edhe për numrin e trofeve të fituar. Kjo sepse Gjermania ka 4 dhe Brazili 5. Në historinë 96-vjeçare të Botërorëve vetëm tetë Kombëtare kanë fituar Botërorin. Në mesin e tyre Italia me 4, Argjentina me 3, Uruguaji dhe Franca 2, ndërsa Anglia dhe Spanja kanë nga 1.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.