Botërori në Katar dhe protestat para eventit, FIFA letër skuadrave: Mos lejoni që futbolli të tërhiqet zvarrë nga asnjë ideologji

Botërori në Katar dhe protestat para eventit, FIFA letër skuadrave: Mos lejoni që futbolli të tërhiqet zvarrë nga asnjë ideologji

Gianni Infantino

Kupa e Botës do fillojë më 20 nëntor në Katar. Shteti i vogël në Lindjen e Mesme është kritikuar në lidhje me të drejtat e munguara të njeriut, punëtorëve apo edhe për qëndrimet ekstreme kundër LGBT. Në lidhje me protestat dhe situatën para Botërorit, FIFA ka dashur të inkurajojë futbollin, duke lënë pas të tjerat.

Në letrën drejtuar të gjitha federatave dhe firmosur nga kreu i FIFA, Gianni Infantino dhe nga sekretarja e përgjithshme e FIFA, Fatma Samoura, thuhet se nuk duhet të lejohet që futbolli të merret para nga asnjë ideologji. Kujtojmë se në Francë nuk do shfaqen ndeshjet në vende publike si pasojë e mungesës së lirive të njeriut dhe vdekjes së punëtorëve që kanë ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës në Katar.

"Ne e dimë se futbolli nuk jeton në vakum dhe jemi po aq të vetëdijshëm se ka shumë sfida dhe vështirësi të natyrës politike përreth botës. Por ju lutemi mos lejoni që futbolli të tërhiqet zvarrë në çdo betejë ideologjike apo politike që ekziston. Në FIFA, ne përpiqemi të respektojmë të gjitha opinionet dhe besimet, pa i dhënë mësime morale pjesës tjetër të botës.

Asnjë popull, kulturë apo komb nuk është “më i mirë” se tjetri. Ky parim është guri i themelit të respektit të ndërsjelltë dhe të mosdiskriminimit. Kjo është gjithashtu një nga vlerat thelbësore të futbollit. Pra, ju lutemi ta kujtojmë të gjithë këtë dhe ta lëmë futbollin të jetë në qendër të skenës. Ne kemi rastin dhe mundësinë unike për të mirëpritur dhe përqafuar të gjithë, pavarësisht nga origjina, prejardhja, feja, gjinia, orientimi seksual apo kombësia", thuhet në letrën e FIFA.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi