Botohet “Dyrrahu ilir dhe Gërmimi
 arkeologjik në Lulishten 1 Maj”

Botohet “Dyrrahu ilir dhe Gërmimi<br /> arkeologjik në Lulishten 1 Maj”
Botohet libri “Illyrisches Dyrrah (Dyrrahu ilir), I. Die Grabung Lulishtja 1 Maj” i Autorit Gjergj Frashëri. Libri do të promovohet duke çelur siparin e një debati në fushën e trashëgimisë kulturore.

Promovimi i monografisë me titull “Dyrrahu ilir dhe Gërmimi arkeologjik në Lulishten 1 Maj” (Tiranë 2015) i autorit Gjergj Frashëri, botuar nga “Qendra Frashëri” organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin “Qendra Frashëri” dhe me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Federale Gjermane në Shqipëri.

Monografia e Frashërit hedh tërësisht dritë të re mbi historinë e Durrësit arkeologjik, të Epidam-Dyrrah (Epidamnus/Dyrrachium) si qyteti dhe porti më i madh i Adriatikut lindor (Ilyricum) gjatë periudhës se mbretërve ilirë, të administrimit helen, atij romak, të shekujve të hershëm bizantinë deri në mesjetë.

Dyrrahu ka qenë qyteti dymijëvjeçar në mes të Romës (Venedigut) dhe Kostandinopojës (Byzantion), portë e “autostradës” së përbotshme historike “Via Egnatia” dhe siç e thërrisnin romakët - “taberna” e Adriatikut.

Botimi i Frashërit „Dyrrahu ilir“ është një prurje tërësisht e re e sintezës shkencore mbi historinë antike dhe mesjetare e qytetit të Durrësit që kemi deri më sot.

gjergj frasheri


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë