Ministri i mjedisit Lefter Koka ishte i pranishëm në mbjelljen e 60 mijë fidanëve në zonën e basenit ujëmbledhës të Bovillës, nga ku furnizohen me ujë të pijshëm mijëra familje në Tiranë. Ky është një investim nga buxheti i këtij viti. Të gjithë këto fidanë, sipas ministrit, do të ndikojnë ndjeshëm në eliminimin e erozionit në këtë zonë, si dhe për cilësinë e ujit të pijshëm. Ministri Koka, tha më tej se sfida më e madhe e Ministrisë së Mjedisit është një Shqipëri e gjelbër ndërsa ka deklaruar se do të merren masa për të gjitha ato subjekte që kryejnë gërryerje në zona të ndaluara dhe pa leje.