Kryebashkiaku i Memaliajt, Albert Malaj, mbështeti banorët në protestën para Kuvendit për të shprehur kundërshtimin për ndarjen e re territoriale që propozon PS.

Memaliaj është kundër shkrirjes me Tepelenën. I pranishëm në protestë ishte edhe kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri. Fushë-Arrëzi kundërshton bashkimin me Pukën.


Lajmi kryesor:

'Territorialja'/ PD sjell para Kuvendit banorë të Memaliajt dhe Fushë-Arrësit, të vetmet që shkrihen e drejtohen nga demokratët! Përplasje gati fizike me Braçen