TIRANË - Në vazhdën e deklaratave për marrëveshjen e CEZ nga PD, Enno Bozdo është shprehur se çdo shqiptar do të kenë një pagesë më tepër. Pasi sipas tij është vetëm çështje kohe para se çmimi i energjisë elektrike të rritet.

Bozdo thekson se rritja e çmimit të energjisë do të ndodhë pas kësaj marrëveshje pasi maxhoranca ka vendosur t’i falë CEZ gjithçka.

Më tej ai ka shtuar se përballë këtyre fakteve, mazhoranca ka zgjedhur të heshtë: hesht Kryeministri, heshtin ministrat e tij që si zakon e kanë të shfaqen ekraneve edhe për çdo zyrë të lyer rishtazi.

Bozdo e ka cilësuar marrëveshjen e Qeverisë me CEZ, si një vjedhje që do të rëndojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve.

Deklaratë e plotë e Enno Bozdos për marrëveshjen e qeverisë me CEZ
 Partia Demokratike ka denoncuar megaskandalin e marrëveshjes së Qeverisë me CEZ, sepse ajo është një vjedhje që u bëhet shqiptarëve. Eshtë një vjedhje që do të rëndojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve. Çdo qytetar shqiptar, përveç halleve e shqetësimeve të përditshme, tani e tutje do të ketë edhe një pagesë më shumë për të bërë. Dhe kjo për shkak të firmës së Edi Ramës, pa transparencë, antiligjore dhe anti-shqiptare mbi një marrëveshje që jo vetëm i fal kompanisëçeke 3 miliardë usd dëme dhe borxhe, por i jep asaj në dorë 95 milionë euro, që do të shlyhen nga të gjithë ne.
 
Persa i takon “Aferës CEZ”,opozita i ka faktuar opinionit publik se:
  • “Marrëveshja CEZ” është negociuar në mungesë të plotë të trasparencës, në kundërshtim me interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në padijeni të Avokatit tonë ndërkombëtar, dhe duke mos marrë parasysh asnjë këshillë të tij;
  • Avokati ynë dhe ekspertët tanë ndërkombëtarëjanë përjashtuar nga këto negociata, në kundërshtim me detyrimin e negociatorëve për tu këshilluar nga ata;
  • Janë afro 500 milionë euro që CEZ-as i ka borxh të pranuar kompanive shtetërore shqiptare, borxh nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë;
  • Janë afro 3 miliardëdollarë dëm i përllogaritur si rezultat i menaxhimit katastrofik të kompanisë “CEZ shpërndarje” nga drejtuesit e saj, dëmshpërblim nga i cili maxhoranca ka hequr dorë tashmë;
  • Sikur të mos mjaftonin këto, shqiptarët do t’i paguajnë kësaj kompanie,nga xhepat e tyre, edhe 95 milionë euro të tjera;
  • Raportet e kompanive të mirënjohura ndërkombëtare i certifikojnë këto shifra; për më tepër, këto raporte, vërtetojnë se investimet e kryera nga CEZ në Shqipëri janë minimale dhe për rrjedhojë në shkelje të angazhimeve kontraktuale të kësaj kompanie;
  • Raportet vërtetojnë abuzim financiar, shpërdorim detyre dhe evazion fiskal për drejtuesit e CEZ në Shqipëri, por maxhoranca u ka falur atyre imunitet të plotë juridik, ose e thënë ndryshe, “...ju bëtëçfarë deshët, por nuk do t’iu hyjë gjemb në këmbë..”;
Por ka edhe më;shqiptarët duhet të dinë se herët a vonë, dhe është vetëm çështje kohe, çmimi i energjisë elektrike do të rritet. Do të rritet pavarësisht se ne e kemi paguar tashmë CEZ për të mos i rritur çmimet. Do të rritet sepse maxhoranca ka vendosur t’i falë CEZ gjithçka, shpërdorimet, të harrojë borxhin e pranuar, dëmin e shkaktuar ndaj interesave financiare të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pas kësaj marrëveshjeje, çmimi i energjisë do të rritet, dhe shqiptarët duhet ta dinë përse-në!
 
Përballë këtyre fakteve tronditese, të vërtetave tëpamohueshme, maxhoranca ka zgjedhur të heshtë: hesht Kryeministri, heshtin ministrat e tij që si zakon e kanë të shfaqen ekraneve edhe për çdo zyrë të lyer rishtazi. Kryeministri ynë, qënuk përton të bëjë“selfie” vend e pa vend, që komenton çdo gjë dhe gjithçka, çuditërisht e kalon vetëm me një batutë“twitter”-i këtë aferë të turpshme; ministrat rilindas qëvetëm disa muaj më parëpremtuan trasparencë dhe  “hapje të petëve të lakrorit”, sot “macja u ka ngrënë gjuhën”!
Partia Demokratike do të vazhdojë të denoncojë me forcë përballë opinionit publik këtë aferë, si megavjedhjen e shekullit dhe megaskandalin financiar që dëmton pafund Shqipërinë dhe shqiptarët!

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)