Bozo në Report Tv: Inxhinierët të mos shkelin mbi parimet bazë! 'Tërmetet artificiale' janë të mira, ndihmojnë në zbulimin e gabimeve në ndërtim

Kanë kaluar 10 muaj nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, por dëmet shkatërruese janë ende prezentë edhe pse procesi i rindërtimit nga qeveria vijon me ritme të shpejta. Inxhinierja Luljeta Bozo në një intervistë për Report Tv tha se arsyet e dëmtimit të objekteve që shkaktuan viktimat ishin të ndryshme,  ku një pjesë e banesave ishim dëmtuar që nga tërmeti i 21 shtatorit dhe ishin shpallur të pabanueshëm por që njerëzit ishin futur brenda si dhe arsyeja tjetër ishte shkelja e rëndë e procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë.

"Nga 21 shtatori pati objekte që ishin të pabanueshme  dhe një pjesë e mirë e viktimave ishin për këtë arsye pasi njerëzit nuk duhet të futeshin brenda,  por u futën. Një pjesë tjetër ishte për shkak të shkeljeve shumë të rënda të të gjitha procedurave të një ndërtimi të mirëfilltë. Dëmi filloi që nga planifikimi që nuk ishte i saktë dhe e dyta ishte rrëmuja e madhe e ndërtimeve pa leje", tha Bozo

Ajo bëri thirrje të fortë që të gjithë inxhinierët të mos shkelin mbi parimet bazë dhe se të gjitha detyrat nuk mund t'i jepen një personi pasi bëhen gabime dhe çdo hallkë ka specialistin e vetë. Çdo detyrë, tha Bozo, ka specialistin e vetë dhe falë bashkëpunimit dhe respektimit të të gjitha hallkave të ndërtimit do të kemi struktura të forta dhe rezistente.

"Duhet patjetër hallka e kontrollit të projektit duhet të jetë shumë e fortë, pastaj vijon ndërtimi dhe duhet supervizori dhe deri ku shkon përgjegjësia e tij. Mbi të gjitha duhet të bëhet një shpërndaje më e mirë e punëve sipas specialiteteve. Është shumë gabim që një person t'i marrë të gjitha se pastaj bën gabime. Inxhinierët duhet të bëhen në bllok dhe të mos shkelin mbi parimet, kush punon del gjithmonë mbi sipërfaqe", tha Bozo.

Bozo foli edhe për tërmetet artificiale duke thënë se ky është një test shumë i mirë dhe pasi është një provë që vetë inxhinierët në mungesë të një projektimi të saktë për ndërtesat e larta mund të testojnë godinat dhe të kuptojnë gabimet e bëra në ndërtim.

"Tërmetet artificiale para shumë vitesh kur ne filluam të ngrihemi në lartësi me ndërtimet, mbi 6 kate pas 1992-1993 shkuan në lartësi menjëherë  në 8 dhe 10 kate  e më shumë. Nuk kishim kushte projektimi dhe në atë moment një grup inxhinierësh duke dashur të testojnë veten e tyre dhe bëmë një marrëveshje me institutin e sizmologjisë së Maqedonisë që të induktonim vibrime të tilla në objekt për të parë si reagon objekti.  Induktohen vibrime në pjesën e sipërme të ndërtesës dhe shikon si lëviz objekti.  Shpresoj që të bëhet dhe të shikosh si reagon dhe e krahason me modelin që ke projektuar dhe shikon ku janë defektet, kjo është një gjë e mirë", tha Bozo.

Inxhinierja Bozo bëri dhe një vlerësim të punës së qeverisë pas tërmeti tragjik duke thënë se ajo ishte vetë në terren ku pa se qeveria bëri një punë të mirë dhe e mori veten shpejtë nga kjo goditje e rëndë. Bozo tha se verifikimi i dëmeve dhe strukturave u bë brenda afatit ndërsa nisja e procesi i rindërtimit duhet të priste lëvrimi ne fondeve që donin 2-3 muaj. Ajo shtoi se dhe pandemia vonoi këtë proces, por se është bërë një punë e mirë deri tani.

"26 nëntori ishte një shok, por fatmirësisht qeveria e mori vetën shumë shpejt dhe brenda një periudhë shumë të shkurtër që se besoja, u bë një evidentim i saktë në 99 % të godinave. Një fond sa kishin siguruar vetë nga donatorët të vegjël por ka një gjë që njerëzit presin shumë shpejt që të rindërtohen gjërat por nuk mund të bëhen dot shpejtë. Identifikimi u bë brenda afatit, nuk mund të fillosh ndërtimet pa u liruar fondet. Vërtet u dhanë fondet por deri në momentin që erdhën dhe lëvruan u desh një periudhë 2-3 mujore dhe pa lekë nuk mund të bësh dot asgjë", u shpreh ajo për Report Tv.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb