Autoriteti Europian Bankar publikoi rezultatet e shumëpritura të stres-testeve për 123 banka të Bashkimit Europian. Rezultati është se 24 banka nuk arritën ta kalojnë ushtrimin e provës dhe kanë nevojë të shtojnë kapitalin në total me 25 miliardë euro.
Lajmi i mirë është se Intessa San Paolo dhe Raiffeisen Bank, që operojnë me degët e tyre në Shqipëri e kanë kaluar
me sukses provën e Bankës Qendrore Europiane. Përgjatë gjithë këtyre muajve, këto banka kanë bërë rregullime të forta në bilanc për të arritur kërkesat e BE, çka ishte dhe një nga shkaqet kryesore të shtrëngimit të kredisë me ritme aq të forta.
Rezultatet pozitive pritet të çlirojnë më shumë dy bankat e mësipërme që së bashku zotërojnë pjesën dërrmuese të sistemit financiar në Shqipëri, çka do të jetë jetike për ndërmjetësimin financiar në vend, si parakusht për rritjen ekonomike.
Por sipas raportit ,të prezantuar te dielen nga Banka Qendrore Europiane , 12 nga 24 bankat që kanë pësuar humbje të kapitalit të tyre janë gjermane, italiane , spanjolle dhe greke. Nga bankat italiane, Monte Dei Paschi ka humbjen më të madhe të kapitalit me 2.1 miliardë euro, megjithatë asnjëra prej tyre nuk ka aktivitet në vendin tonë.
Përkatesisht 9 italiane dhe 3 greke. Ndërsa te greket, 2 nga 3 bankat që nuk kanë kaluar testin janë të pranishme në Shqipëri. Sipas të dhënave, grupet bankare greke në Shqipëri do të vijojnë të tkurren, përballë detyrimit për të arritur nivelin e kërkuar të kapitalit.
Testimi i prezantuar sot nga BQE ofron një panoramë të qartë të kapitalit të bankave të eurozonës, 7 vjet pas krizës financiare ku falimentuan një pjesë e vendeve të Bllokut duke kërcënuar për thyerje të monedhës euro.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09