“Lulzim Basha ka qenë shumë shumë i indinjuar nga fenomeni i vjedhjes së votës. Madje paska konfirmuar se PD i janë vjedhur votat në Lezhë dhe gjithandej. Shikoni, që të indinjohet gjithkush që ka bërë nje garë të ndershme në jetën e tij, ka konkurruar ndershmërisht në këtë garë, ka fituar po ndershmërisht e ligjërisht drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, të mos e ketë indikuar, blerë, diktuar, transformuar, vjedhur votën, është një gjë krejt normale! Por, Lulzim Basha jo”, ka deklaruar Braçe në facebook.
Ai e akuzon për vjedhje votash në Tiranë. “Ai është armik i votës. Lulzim Basha e ka vjedhur votën mu në mes të Tiranës. Zgjedhjet e 23 qershorit në Tiranë e dëshmuan qartësisht atë që Basha vodhi më 8 maj 2011. 35 mijë vota mbi të mori PS, 55 mijë vota mbi të mori koalicioni i udhëhequr nga PS! Sa për Lezhën, të presim fundin Lulzim”, akuzon Braçe.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)