TIRANE - Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh deputet i mazhorancës Erjon Bracce, gjatë diskutimeve për marrëveshjen e qeverisë me CEZ, tha se përgjegjësi kryesor për dëmin e shkaktuar këtij sektori është vetëm Sali Berisha dhe favoret që ai ka bërë me kontratat e lidhura.
Braçe e cilësoi këtë si një histori e tmerrshme grabitje, ndërsa pasojat e këtyre veprimeve është ky sektor energjetike që kemi sot.
“Që kur filloi punë kjo kompani, në buxhetin e shtetit është një histori e tmerrshme grabitje. Ka vetëm një emër përgjegjës për këtë, Sali Berisha. Ka qenë ai që ka menaxhuar këtë situatë, dhe ka qenë i orientuar drejtpërdrejtë nga ai. Është menaxhuar familjarisht nga ky njeri, në një linjë të drejtëpërdrejtë nga Enti Rregullator dhe pasoja është kjo që kemi sot. Dhe në ato ditë që ka menaxhuar këtë situatë, ka krijuar borxhe në dëm të shqiptarëve dhe kompanive, me favore të tmerrshme me çmimet, dhe me favore të tjera që janë bërë nga ky njeri. Po të shohësh historinë e kompanive që u listuan me rradhë nga CEZ dhe Berisha vetë, do ta kuptoni fare qartë se është ai përgjegjës për këtë, me kompani të lidhura drejtpërdrejtë me të. Sali Berisha ka qenë prezentë si kumbari i të gjitha këtyre me gërshërë në dorë.” theksoi Braçe.
Kreu i Komisionit të Ekonomisë, i bëri apel edhe Prokuroritë të Përgjithshëm për nisjen e hetimeve për atë që ai e quajti si krimin e tretë më të madh pas Gërdecit dhe 21 janarit.
“Kur flas për përgjegjës e di ministër që nuk je Prokuror sepse Shqipëria e ka formalisht një Prokuror. E dimë si punonte Berisha me urdhër verbal, dhe ka ardhur momenti që ky të mbajë përgjegjësi. Ka shkatërruar tërësisht këtë sektor. Ajo që qytetarët po vuajnë sot, është pikërisht e veprimeve të drjetpërdrejta të një personi të vetëm, dhe nëse ka krim të tretë më të madh pas Gërdecit dhe 21 janarit është ky. Ka shkatërruar një nga pasuritë më të mëdha të këtij vendi.” shtoi Braçe

(Në foto: Deputeti Erjon Braçe në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë)
Duke vijuar më tej, Braçe bëri të ditur se në çdo marrëveshje të qeverisë Berisha, gjendet emri i kompanisë lobuese personale të tij, Patton Boggs, dhe lidhur me këtë sipas tij duhet të nisë hetimi për zbardhjen e këtyre aferave, ndërsa ripërsëriti edhe një herë që organi i akuzës të nisë sa më parë nga puna.
“E dyta ka të bëjë me vjedhjet e kompanive të vogla. Kompania Patton Boggs ka qenë personalisht lobuese e Berishës. Patton Boggs e gjejmë tek CEZ, tek Albpetroli dhe deri tek fjalimet e Jozefina Topallit që duhet të shkonin në SHBA. Ka ardhur koha për përgjegjësi penale për këtë, për çdo qindarkë që është vjedhur. Ka ndodhur brenda një sistemi tërësisht skandaloze. Më duket se Patton Boggs ka edhe garanci prej 55 milionë dollarë për Albpetrolin. Unë e di se ka prokuror në këtë vend, por që duhet të nisë të veprojë.” nënvizoi Braçe
Sa i përket marrëveshjes me CEZ dhe qeverisë, deputeti socialist, teksa vlerësoi arritjes së kësaj marrëveshje, tha se kjo mund të quhet e suksesshme vetëm kur para përgjegjësisë të dalin personat që kryen këtë vjedhje.
“Do doja tju thoja së treti, se kjo marrëveshje i ka zgjidhur shqipërisë një problem që mund ta bënte riskun për sigurinë kombëtare më të madhe. Ky Jamarbër, Xeni kërkojnë punë të kryera, kjo është një punë e kryer, por që do të finalizohet kur Berisha të marrë përgjegjësi. Janë mbi 2500 dosje që vërtetojnë që këto fatura janë skandaloze duke paguar kompani që vinin këtu që ofronin shërbime që në fund rezultonin formalitet. Pra gjithë kjo ka një rezultat, vlera negative.” përfundoi Braçe
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO