TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherësh edhe Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, vijon të insisitojë për largimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe të Këshillit Mbikqyrës, si përgjegjësit kryesor sipas tij, për skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe fajëson të gjithë strukturën e administrimit dhe drejtimit të Bankës Qëndrore si përgjegjëse, e cila me mosveprimet e saj siç thekson ai është përgjegjëse për skadanlin e vjedhjes së thesarit të shtetit.
Sipas Braçes, të gjithë, që nga Inspektori i Përgjithshëm, Këshilli Mbikqyrës e deri tek guvernatori Fullani janë përgjegjës pasi nuk kanë bërë detyrën, duke shtuar madje se e kanë shpërdoruar atë.
Më tej, duke iu referuar kuadrit ligjor, raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit si dhe raportit të FMN, kreu i Komisionit të Ekonomisë, ka listuar edhe shkeljet që janë bërë nga bordi drejtues i Bankës së Shqipërisë lidhur me vjedhjen e thesarit.
Kjo nuk është hera e parë që Braçe prononcohet lidhur me këtë çështje. Deputeti socialist ka qenë i pari i mazhorancës, i cili ka kërkuar hapur shkarkimin e guvernatorit Ardian Fullani dhe të bordit të Këshillit Mbikqyrës, si përgjegjësit kryesorë për vjedhjen e 713 milionë lekëve të reja.
Më poshtë postimi i plotë i bërë në Facebook, nga Erion Braçe:
"PER MUA, PO! GUVERNATORI, KESHILLI MBIKQYRES, I GJITHE KESHILLI MBIKQYRES, INSPEKTORI I PERGJITHSHEM I BSH, DUHET TE LARGOHEN!
MENJEHERE! GUVERNATORI sipas ligjit veprim si Drejtor EGZEKUTIV I BANKES se SHQIPERISE. PER KETE ARSYE KA PERGJEGJESI DIREKTE DHE SHUME TE MADHE.
KESHILLI MBIKQYRES KA PERGJEGJESI DIREKTE DHE SHUME TE MADHE KUDO NE VEPRIMTARINE E BANKES. INSPEKTORI I PERGJITHSHEM KA PERGJEGJESI DIREKTE DHE SHUME TE MADHE NE KONTROLLIN E BRENDSHEM TE BANKES . TE GJITHE NUK KANE BERE DETYREN.
EDHE PER KAQ DUHET TE LARGOHEN!
Ky me poshte eshte nje reflektimi I imi mbi pergjegjesite ligjore te ketyre organ eve drejtuese te BANKES.
********************
Qëllimi i kesaj analize te shkurter është:
të evidentojë pëgjegjësitë për mosrespektimin e ligjit dhe të akteve rregullatore të Bankës së Shqipërisë.
Analiza mban në konsideratë:
rekomandimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për disa shkelje ligjore, të zbuluara në Bankën e Shqipërisë, gjatë auditimit të veprimtarisë së saj
rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Bankën e Shqipërisë në një dokument të publikuar në muajin qershor 2014.
1. Detyrimet ligjore të strukturave drejtuese dhe administrative të Bankës së Shqipërisë
(Referuar neneve 42, 43 dhe 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar).
a) Detyrat e Këshillit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë
Ligji nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar, përcakton se:
Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimarrës dhe mbikëqyrës i politikave, i administrimit dhe i operacioneve të Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu,
Këshilli Mbikëqyrës përcakton strukturën organizative të Bankës së Shqipërisë, si dhe miraton emërimet e drejtuesve të departamenteve të saj.
b) Detyrat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë
Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj.
Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për:
- hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikëqyrës të politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe të politikave të tjera;
- zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë, ndër të tjera, zbatimin e politikës për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.
Gjithashtu,
Guvernatori ka në kompetencë emërimin e punonjësve të Bankës së Shqipërisë.
Guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë duhet të informojnë, jo më pak se një herë në muaj, Këshillin Mbikëqyrës për çështjet kryesore që lidhen me administrimin dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë.
c) Detyra të Bankës së Shqipërisë
(Referuar neneve 39, 67, 68, 69 dhe 70 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar)
Banka e Shqipërisë siguron dhe mban në vende të sigurta kartëmonedhat dhe monedhat metalike të emetuara dhe ruan ose asgjëson, kur është e nevojshme, pllakat dhe stampat e monedhave metalike dhe të kartëmonedhave që hiqen nga qarkullimi.
Banka e Shqipërisë mban, në përputhje me ligjin "Për kontabilitetin" dhe standardet ndërkombëtare, llogari, regjistra, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë saktë gjendjen financiare të institucionit.
Llogaritë dhe regjistrat e Bankës së Shqipërisë mund të kontrollohen nga kontrollorë të jashtëm të institucioneve kontrolluese të njohura në arenën ndërkombëtare dhe që caktohen nga Këshilli Mbikëqyrës. Kontrollorët shprehin opinionet e tyre, nëse raportet e përgatitura nga Banka e Shqipërisë paraqesin në mënyrë të plotë dhe të drejtë situatën financiare të Bankës së Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të pranuara përgjithësisht të kontabilitetit.
Banka e Shqipërisë përgatit raportin dhe llogaritë financiare në fund të çdo viti financiar. Ato i paraqiten Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë jo më vonë se tre muaj pas përfundimit të vitit financiar të Bankës. Raporti duhet të përfshijë edhe opinionin e kontrollorëve lidhur me gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë publikon çdo muaj përmbledhjen e bilancit të saj. Çdo gjashtë muaj, Banka e Shqipërisë informon Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin, duke publikuar edhe një deklaratë, e cila ndër të tjera, përmban kërkesa për përmirësimet ligjore dhe nënligjore në fuqi ose ndonjë iniciativë tjetër ligjvënëse.
Banka e Shqipërisë nxjerr vendime, rregullore, urdhra dhe udhëzime për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
Pra,
KETO JANE DETYRIMET NE LIGJ PER ORGANET DREJTUESE TE BSH.
Si Jane zbatuar ato ne rastin e vjedhjes ne BSH?
2. Zbatimi i detyrimeve ligjore
a) Zbatimi i detyrimeve ligjore nga strukturat drejtuese të Bankës së Shqipërisë
Ngjarja e ndodhur në arkën e Thesarit të Bankës së Shqipërisë është rezultat, ndër të tjera:
i mosrealizmit të detyrimeve ligjore nga disa punonjës të Bankës së Shqipërisë,
nga Këshilli Mbikëqyrës,
nga Guvernatori I BSH.
Konkluzion I pare:
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është përgjegjës për:
politikat në drejtim të administrimit të rrezikut operacional, strukturat që ka ngritur, emërimet e drejtuesve të departamenteve dhe përmirësimin e akteve rregullatore, të cilat kanë funksionuar në mënyrë problematike dhe joefektive.
Guvernatori, duke qenë se është “drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë",
i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj,
krahas përgjegjësisë për mosrealizimin e detyrimeve të përcaktuara në ligj për funksionin që ai kryen,
mban përgjegjësi institucionale edhe për:
mosrespektimin e detyrimeve ligjore nga strukturat përkatëse të institucionit.
Ai ka përgjegjësinë e zbatimit të akteve rregullatore për administrimin e rrezikut operacional dhe të emërimit të punonjësve të institucionit,
të cilat nuk Kane funksionuar ose kanë funksionuar në mënyrë problematike dhe joefektive.
b) Funksionimi i auditimit të brendshëm
Detyra të Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë
(Referuar nenit 54 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar).
Inspektori i Përgjithshëm drejton Departamentin e Kontrollit të Bankës së Shqipërisë. Ai propozon inspektorët e këtij departamenti.
Inspektori i përgjithshëm dhe inspektorët e Departamentit të Kontrollit kanë për detyrë:
a) të ushtrojnë kontroll kontabël të brëndshëm, si dhe të kryejnë kontrolle të brëndshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në Bankën e Shqipërisë;
b) të kontrollojnë dhe t'i paraqesin Këshillit Mbikëqyrës raporte e rekomandime për llogaritë dhe regjistrat, si dhe për procedurat buxhetore, kontabël dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë;
c) të kontrollojnë raportet periodike financiare dhe dokumentet e lidhura me to të Bankës së Shqipërisë dhe, në qoftë se janë përgatitur në mënyrën e duhur, të nxjerrin certifikatë për këtë qëllim.
KETO JANE DETYRIMET LIGJORE EDHE PER KETE INSTRUMENT TE RENDESISHEM TE BSH.
Si Jane zbatuar keto detyrime Ligjore?
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në vlerësimet që ka paraqitur në muajin qershor 2014, ka konstatuar dobësi në funksionimin e auditimit të brendshëm të institucionit.
Ai ka evidentuar që:
"baza rregullatore dhe procedurat e auditimit, që përdor Banka e Shqipërisë, nuk janë plotësisht në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Strukturës qeverisëse të bankës i mungon mbikqyrja efektive e auditimit të brendshëm, raportimit financiar, si dhe çështjeve të kontrollit.”.
Konkluzion I dyte:
Shkeljet ligjore, të cituara më lart, në zbatimin e rregullave të brendshme të funksionimit të Bankës së Shqipërisë, nuk janë evidentuar në raportet e veprimtarisë së kontrollit të brendshëm, të cilat janë pjesë e veprimtarisë vjetore të institucionit.
Krahas përgjegjësisë së Inspektorit të Përgjithshëm dhe të strukturës që ai drejton, përgjegjësi për mosfunksionimin e kontrollit të brendshëm, në përputhje me aktet ligjore e nënligjore,
mban edhe Këshilli Mbikëqyrës, tek i cili raporton Inspektori i Përgjithshëm.
Pëgjegjësi direkte bie edhe mbi Guvernatorin, si drejtues i Këshillit Mbikëqyrës.
c) Funksionimi i auditimit të jashtëm.
Audituesit e pavarur që kanë kryer auditimin e jashtëm të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë në vite janë si më poshtë:
Vitet. Shoqëria audituese
2006. Deloitte Albania sh.p.k
2007. Deloitte Albania sh.p.k
2008. KPMG Albania Sh.p.k.
2009. KPMG Albania Sh.p.k.
2010. KPMG Albania Sh.p.k.
2011. Grant Thornton sh.p.k
2012. Grant Thornton sh.p.k
2013. Grant Thornton sh.p.k
Në të gjitha raportet e këtyre audituesve të pavarur;
nuk janë evidentuar shkelje të zbatueshmërisë së ligjit dhe rregullave të brendshme të Bankës apo problematika në funksionimin e auditimit të brendshëm.
Cilësia e këtyre raporteve le mjaft për të dëshiruar.
Disa prej rekomandimeve përsëriten vit pas viti, gjë që ngarkon me përgjegjësi strukturat drejtuese dhe administrative të Bankës për moszbatimin e tyre.
Përzgjedhja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është konstatuar, si nga KLSH, ashtu edhe nga FMN,
si një rregull që cenon transparencën dhe mbikëqyrjen efektive të institucionit.
KLSH ka rekomanduar ndryshimin ligjor të mënyrës së përzgjedhjes së tij, duke ia lënë këtë kompetencë Kuvendit.
FMN ka rekomanduar shkëputjen e procesit të përzgjedhjes së audituesit të jashtëm nga influenca dhe kontrolli i drejtuesve më të lartë të bankës, si dhe përcaktimin e një afati maksimal për ushtrimin e këtij funksioni, për të bërë të mundur rotacionin e tij.
Konkluzion I trete;
Rekomandohen përmirësime ligjore në mënyrën e përzgjedhjes së audituesit të jashtëm të Bankës së Shqipërisë, duke ia kaluar këtë të drejtë Kuvendit.
ç) Zbatimi marrëdhënieve kontraktore
KLSH ka evidentuar tejkalim të afateve të kontratave të rikonstruksionit dhe ndërtimit të godinave të Bankës së Shqipërisë dhe shkelje të rregullave të prokurimit publik në punimet e prishjes ndërtimore në godinën e Hotel Dajtit. Për këto shkelje, ai ka dhënë rekomandimet përkatëse.
Konkluzion I katert:
Marrëdhëniet kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë përfaqësohen nga Guvernatori
(referuar nenit 53, pika 4, shkronja “a”).
Për këtë arsye, ai mban edhe përgjegjësinë për mosrespektimin e kontratave.
d) Pagat dhe shpërblimet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka të drejtë të përcaktojë nivelin e pagave dhe shpërblimeve të Guvernatorit, zëvendëguvernatorëve dhe personelit të institucionit
(referuar nenit 45 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë“, të ndryshuar).
KLSH ka konstatuar që niveli i pagave , shpërblimeve dhe trajtimeve për udhëtime e dieta është shumë më i lartë se në institucionet e tjera kushtetuese. Ai thekson se nuk është respektuar sensibiliteti i shtetasve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion dhe rekomandon rishikimin e bazës ligjore për pagat dhe shpërblimet, me qëllim shmangjen e konfliktit të interesit dhe të abuzimit me pavarësinë e institucionit.
Lidhur me shpenzimet për udhëtime e dieta, KLSH ka konstatuar:
- mosrespektim të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës për shpenzimet për udhëtim e dieta, brenda vendit;
- nivele mjaft të larta të dietave për udhëtime jashtë vendit Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës.
KLSH ka dhënë rekomandimet përkatëse për rishikimin e kuadrit ligjor e rregullator apo për rishikimin e këtyre niveleve.
Sic e shihni,
Per te gjitha a spektet qe kane KRIJUAR sensibilitet publik, pergjegjesia ligjore eshte e GUVERNATORIT, Keshillit MBIKQYRES, inspektoret te PERGJITHSHEM te BANKES se Shqiperise.
Troc;
NUK KANE BERE DETYREN, MADJE E KANE SHPERDORUAR ATE.
Mos harroni;
JANE NJEREZIT ME TE PAGUAR NE KETE VEND!" shkruan Braçe në Facebook
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com