Braçe: Ja 8 tenderat grabitës
të Berishës vetëm në muajin gusht

Braçe: Ja 8 tenderat grabitës<br />të Berishës vetëm në muajin gusht
TIRANË - Pas rastit të privatizimit të fundit të qeverisë Berisha, ai i konviktit të Shkollës së Gjuhëve të Huaja, deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar në Facebook duke kujtuar edhe 7 tenderë apo ankandë të tjerë për shitje vetëm në muajin gusht të "kryeministrit të mundur apo Heqimit të korruptuar, që po nxiton të marrë gjithçka".
 
Braçe ka përmendur ndër të tjera dhënien e miratimit për rishitjen e ARMO, dhënien e 9 vendburimeve të naftës e gazit, duke i dhënë fund kompanisë Albpetrol si kompani prodhuese, dhënien me koncesion të rafinerisë së naftës në Cërrik, duke u përfshirë madje, edhe në një konflikt gjyqësor.

Po ashtu, Braçe ka përmendur dhënien e mbi 20 lejeve për hidrocentrale, sipas tij, nën dritën e praktikave klienteliste e tërësisht të pavlera, gjithashtu, dhënien me koncesion të terminalit të trageteve në Portin e Durrësit duke i dhënë fund pronës publike në port; përfundimin e procedurave të ngrira për dhënien me qira deri të objekteve funksionale arsimore dhe privatizimin e objekteve turistike në vijën bregdetare, në pronësi të pushtetit vendor".

Braçe thekson në fund të statusit të tij, se "kaq di unë, por të gjithë po punojnë për të mësuar më shumë për listën e grabitjeve të fundit të pronave publike nga qeveria në ikje".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme

Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme