Braçe: Qeveria mos tërhiqet nga
'pallati i Bashës',shkelësit para ligjit

Braçe: Qeveria mos tërhiqet nga<br />'pallati i Bashës',shkelësit para ligjit
TIRANË - Deputeti socialist, Erion Braçe ka mbështetur dëshminë e ish-kreut të INUK, Gjergj Bojaxhi mbi pallatin e vjehrrit të Bashës, e cila sipas tij, i vë kapakun gjithë dëshmive mbi këtë pallat.
 
“Kanë hipotekuar detin, ndërkohë që deti është vetëm pasuri publike. Kudo”, citon Braçe fjalët e Bojaxhiut. Dhe ngrë pyetjen: “Atëherë?”.

"Qeveria nuk duhet të tërhiqet nga ligjshmëria mbi atë kompleks! Jo Xhaferr Isufi e Erinda Ballanca, por edhe Lulëzim Basha vetë të nxjerrë kokën e të mbrojë plaçkën e Vjehrrit, mbi atë kompleks duhet të bëhet ligjshmëri", përgjigjet Braçe.
 
Sipas tij, "agjencitë ligjzbatuese të shtetit duhet të tregojnë publikisht paligjshmërinë: letrat e pronës së vjetër; "letrat" e detit; hipotekën e "detit"; sipërfaqen e ndërtimit në "tokë" dhe në "det".

ÇDO ZYRTAR QË LEJOI GRABITJEN, PARA DREJTËSISË
"Natyrisht, pas transparencës publike për këtë kompleks "turistik"; të marrë me radhë një për një çdo zyrtar që ka lejuar këtë grabitje të pasurisë publike, detit, t’i dërgojë para drejtësisë; të nisë të çlirojë detin nga ndërtimi i paligjshëm e t’ia kthejë atë publikut. Lulëzim Basha, në dijeni timen, nuk e ka pasur gjyshin peshkaqen, që të jetë edhe pronar i detit!! Kaq e thjeshtë është".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'1 miliard euro për ushtrinë! Zotimi i ​Kurtit për mandatin e ri, kërkon reflektim dhe të adresohet dhuna pas 4 vrasjeve brenda 3 ditëve në Kosovë

'1 miliard euro për ushtrinë! Zotimi i ​Kurtit për mandatin e ri, kërkon reflektim dhe të adresohet dhuna pas 4 vrasjeve brenda 3 ditëve në Kosovë