Braçe: Qeveria pa para për
rrugët, punimet mbetën pezull

Braçe: Qeveria pa para për <br />rrugët, punimet mbetën pezull
TIRANE – Deputeti socialist, Erjon Braçe, pohoi sot se qeveria nuk ka më para për rrugët dhe punimet në to kanë mbetur pezull. “Borxhi që kompanitë private mbajnë për qeverinë u konfirmua”, tha Braçe në faqen e tij në Facebook, duke shtuar se “faturat po mbarten vit për vit”.

Sipas tij, kreditë e këqija janë në mbi 1 miliard dollarë dhe në këto një pjesë e rëndësishme zihet nga kontratat e rrugëve të qeverisë. Ndaj dhe “bankat nuk kreditojnë më kontrata të qeverisë në punë publike”, shpjegoi Braçe, ndërsa theksoi se “rrugët e nisura qysh në tetor 2008 për nevoja elektorale të zgjedhjeve të vitit 2009, ende nuk kanë mbaruar. Për to nuk ka para”.

Deputeti socialist pohoi se nga 56 miliardë lekë që ishte vlera e plotë e projekteve të nisura në rrugë kombëtare, “vetëm 15.6 miliardë lekë janë paguar e planifikuar të paguhen deri në fund të 2012. Nuk arrijnë as në 30%”.

Për këtë arsye, sipas tij, “kompanitë po punojnë me paratë e tyre e me para të marra borxh tek njëri-tjetri, furnitorë të ndryshëm dhe bankat. Ato do vijojnë të punojnë me paratë e tyre deri në 70% të realizimit të kontratës të detyruar nga qeveria. Por asnjëherë deri në fund”.

“Skema është gati të plasë. Dëmi është i madh dhe po përhapet”, përfundoi Braçe.

Në vijim mesazhi i plotë siç është postuar në faqen e tij në Facebook:

RRUGET KANE MBETUR!

SALI BERISHA NUK KA PARA!

BORXHI QE KOMPANITE PRIVATE MBAJNE PER QEVERINE U KONFIRMUA! FATURAT PO MBARTEN VIT PER VIT!

BANKAT NUK KREDITOJNE ME KONTRATA TE QEVERISE NE PUNE PUBLIKE!

KREDITE E KEQIA MBI 1 MILIARD DOLLARE, PJESE E RENDESISHME KONTRATAT E
RRUGEVE TE QEVERISE!

Rruget e nisura qysh ne Tetor 2008 per nevoja elektorale te zgjedhjeve te vitit 2009, ende nuk kane mbaruar! Per to nuk ka para!

Qeveria hapi afro 100 kantiere pa patur parate e duhura. Pas 3 vite e gjysem rruget nuk kane mbaruar e kantieret jane ende hapur!

JA FAKTET:

1. Vlera e polte e projekteve rrugore 164 Miliard leke ose 1.6 Miliard dollare

- Nga kjo vlere, 108 Miliard leke i takojne Rreshen-Kalimash.

-VLERA TOTALE E TE GJITHA RRUGEVE TE TJERA 56 MILIARD LEKE OSE 560 MILION DOLLARE

2. Viti 2009, financimi me parate e buxhetit i "Ndertim Rruge" ishte 36.8 Miliard leke.

-Nga kjo vlere, 31.3 Miliard leke i takojne Rreshen-Kalimash.

-VLERA E FINANCUAR NGA BUXHETI PER TE GJITHA RRUGET E TJERA 5.5 MILIARD LEKE OSE VETEM 10% E VLERES SE PLOTE TE PROJEKTEVE.

3. Viti 2010, financimi me parate e buxhetit i "Ndertim Rruge" ishte 15.4 Miliard leke.

-Nga kjo vlere, 11 Miliard leke i takojne Rreshen-Kalimash.

-VLERA E FINANCUAR NGA BUXHETI PER TE GJITHA RRUGET E TJERA 4.4 MILIARD LEKE OSE VETEM 8% E VLERES SE PLOTE TE PROJEKTEVE.

4. Viti 2011, financimi me parate e buxhetit i "Ndertim Rruge" ishte 14.5 Miliard leke.

-Nga kjo vlere, 9.6 Miliard leke i takojne Rreshen-Kalimash.

-VLERA E FINANCUAR NGA BUXHETI PER TE GJITHA RRUGET E TJERA 4.9 MILIARD LEKE OSE VETEM 9% E VLERES SE PLOTE TE PROJEKTEVE.

-Ne fakt eshte raportuar 3.2 Miliard leke ose 7% e vleres se plote te projekteve.

5. Viti 2012, financimi me parate e buxhetit i "Ndertim Rruge" eshte 2.4 Miliard leke.

-VLERA E FINANCUAR NGA BUXHETI PER TE GJITHA RRUGET E TJERA 5% MILIARD LEKE OSE VETEM 10% E VLERES SE PLOTE TE PROJEKTEVE.

Pra:

NGA 56 MILIARD LEKE-VLERE E PLOTE E PROJEKTEVE TE NISURA NE RRUGE KOMBETARE, VETEM 15.6 MILIARD LEKE JANE PAGUAR E PLANIFIKUAR TE PAGUHEN DERI NE FUND TE 2012!

NUK ARRIJNE AS NE 30%!

Njerezit qe levizin ne rruge shohin qe punimet jane me shume se 30% por rruget nuk po mbarojne prej 3 vitesh!

KJO ESHTE E VERTETE!

QEVERIA NUK KA PARA, KOMPANITE PO PUNOJNE ME PARATE E TYRE E ME PARA TE MARRA BORXH TEK NJERI TJETRI, FURNITORE TE NDRYSHEM DHE BANKAT! ATO DO VIJONE TE PUNOJNE ME PARATE E TYRE DERI NE 70% TE REALIZIMIT TE KONTRATES TE DETYRUAR NGA QEVERIA! POR ASNJEHERE DERI NE FUND!

Per kete arsyeja perse akset:
Rruga e ARBRIT ne 3 lote dhe 2 lote te reja, te mos mbaroje/ paguar e planifikuar ne 40, 41, 12, 3 dhe 10% te vleres se plote te projektit; Rruga Kardhiq-Delvine ne 3 lote dhe 1 shtese, te mos mbaroje/ paguar e planifikuar ne 7, 62, 25 dhe 40% te vleres se plote te projektit; Rruga Fushe Kruje-Milot ne 10 lote dhe 1 shtese, te mos mbaroje/ paguar e planifikuar ne 20, 50, 40, 54, 32, 43, 47, 48 dhe 53% te vleres se plote te projektit; Rruga Plepa-Kavaje-Rrogozhine ne 10 lote dhe 1 shtese, te mos mbaroje/ paguar dhe planifikuar ne 43, 50, 42, 41, 23, 36, 35, 39, 50 dhe 38% te vleres se plote te projektit; Rruga Unaza e Re e Tiranes (Komuna e Parisit-rruga Tirane-Elbasan) paguhet dhe planifikohet ne vetem 9% te vleres se plote te projektit, te mos mbaroje; Rruga By Pass Perendimor Shkoder ne dy lote/ paguar e planifikuar ne vetem 12 dhe 12% te vleres se plote te projektit, te mos mbaroje; Rruga Kanali i Cukes-Butrint ne dy lote te mos mbaroje/ paguar dhe planifikuar ne 31 dhe 33% te vleres se plote te projektit; Rruga Qukes-Qafe Plloce ne dy lote te mos mbaroje/ paguar dhe planifikuar ne njerin lot vetem 41% te vleres se plote te projektit!

Mbi te gjitha, ne Qarkun e Beratit, me te rrenuarin ne infrastrukturen e rrugeve kombetare, me te izoluarin per kete shkak:

-Rruga Lushnje-Berat, vetem njeri lot (nuk dihet ende sa lote do te kete), paguar e planifikuar prej vitit 2011, vetem 16%, nuk do mbaroje;

-Rruga Kucove-Belsh-Cerrik, nisur qe ne fund te vitit 2008, paguar dhe planifikuar ne vetem 27%, nuk do te mbaroje!

Keto jane numrat e mbeshtetut ne tabelat e Buxhetit te Shtetit per vitet 2009, 2010, 2011, 2012!

Ministri Olldashi tha se ka paguar 100% te vleres se planifikuar ne buxhete!

POR E GJITHE VLERA E PLANIFIKUAR NE BUXHETE ESHTE VETEM 15.6 MILIARD, KUR VLERA E PLOTE E NDERTIMIT TE KETYRE RRUGEVE ESHTE 56 MILIARD!

Qeveria e Sali Berishes nuk i ka keto para. Kompanite e vendosura para zgjedhjes "puno me leket e tua ose falimento" kane marre borxh parate! Faturat jane aty! Te pa paguara.

Une i deshmova ministrit Olldashi se KLSH deklaron se ky borxh as qe kontabilizohet nga Qeveria! Qeveria rrefuzon ta pranoje.

Ky eshte fakti! Kjo eshte e verteta!

Qeveria e rriti borxhin publik ne 60% ne vitin 2009! Pertej ketij niveli nuk kalonte dot. Atehere detyroi kompanite e rrugeve te merrnin borxh per kontrat e qeverise dhe kantieret e Sali Berishes!

KY BORXH ESHTE PUBLIK! ESHTE I MADH DHE I SHTRENJTE! PER SHKAK TE MOSPAGESAVE TE QEVERISE TANI ESHTE EDHE BORXH I KEQ!

SKEMA ESHTE GATI TE PLASE! DEMI ESHTE I MADH DHE PO PERHAPET!

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë