Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe i ka kërkuar mazhorancës që t’i japë fund praktikës që zbatohet prej vitesh ku kompani të mëdha nuk i paguajnë asnjë taksë shtetit shqiptar. Gjatë diskutimeve për ndryshime në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, Braçe tha se kompani që shfrytëzojnë pasuritë kombëtare të vendit dhe që kanë marrë koncesione nuk i paguajnë shtetit taksa duke mos deklaruar fitim në bilancet e tyre.
“Duhet të punojmë fort që biznesi i madh të mos vazhdojë të mos paguajë taksa. Mos bëni të paditurin as ju që keni qenë në pushtet dhe as qeveria ime. Ka sot biznese që paguajnë më pak se bizneset e vogla. Kjo histori, veçanërisht kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e pasurive kombëtare, duhet të marrë fund. Të vazhdojnë që një kompani të deklaroi për 9 vite 0 fitim duhet të mbarojë”, tha Brace.
Duke folur më tej për ndryshimet në ligj, Braçe u shpreh se i jepet zgjidhje biznese që kanë mall pa faturë tatimore. Nga ana tjetër, Braçe deklaroi se, aksioni për kuponin tatimor nuk ndryshon taksat për bizneset në vend.
“Bizneset e vegjël me xhiro nga 0 deri në 2 milionë do të vazhdojnë të paguajë vetëm 25 mijë lekë të reja në vit. Biznesi nga 2 deri në 8 milionë nuk do të paguajë më shumë se 7.5% të xhiros vjetore. Kuponi tatimor nuk e detyron të paguajë asnjë qindarkë më tepër. Kur vjen puna për të deklaruar punëtoret, çfarë duhet të bëjmë të lejojnë skllavërinë. Po për interesin e punëtoreve kush do të flasë këtu? Pse nuk duhet të ketë ndëshkim kur nuk deklarohet paga reale. Kemi ndërhyrë për të bërë një zgjidhje për mallrat pa faturë. Sot po votojmë të drejtën e tyre për të vetëdeklaruar mallin për ta formalizuar dhe për të përfituar më pas nga aktiviteti i tyre”, u shpreh Braçe.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com