Braçe akuzon Berishën: Qenka revoltuar Salihi se i kemi marrë rrugët! Je i tre regjimeve, i diktaturës dhe i regjimit tënd mbyllur me gjak

Braçe akuzon Berishën: Qenka revoltuar Salihi se i kemi marrë rrugët! Je i tre regjimeve, i diktaturës dhe i regjimit tënd mbyllur me gjak

Zv. kryeministri Erion Braçe

TIRANË- Teksa kryeministri Edi Rama zgjodhi që të mos i përgjigjej me emër për akuzat ndaj rrugëve, ndryshe ka ndodhur me numrin 2 të qeverisë, Erion Braçe.

Ai i drejtohet drejtpërdrejtë ish- kreut të qeverisë, Sali Berisha duke ironizuar se "të gjitha rrugët i ka bërë ai".

Reagimi i tij është i mbushur me nota ironie, dhe akuza për ish- kryeministrin ku e quan si të tre regjimeve "i diktaturës, regjimit korruptiv PD-LSI dhe i regjimit tënd mbyllur me gjak".

Postimi i plotë i Erion Braçes
Qenka revoltuar Salihu; I kemi marre rruget! I Ka bere te gjith ai, por pa leke!

Po Salhi, ne kete vend cdo gje e ke bere ti! Me arsye; Ti je i tre rregjimeve, hem i diktatures, hem i rregjimit tend mbyllur me gjak, hem i rregjimit korruptiv PDLSI mbyllur dhe ai me gjak! Pra ne cdo kohe je ti; Ndaj cdo gje-vepra te komunizmit qe ca i shkaterrove, ca i vodhe, ca i pronesove, vepra te rregjimeve te tua-sic ajri, uji, dielli, pemet, fushat, malet, portalet, televizionet, djegiet, grabitjet, vrasjet ti i ke bere!

E kam shume seriozisht, ne hem marrim fryme se je ti, hem ngrohemi se je ti, hem hame e pime se je ti! Tani tek rruget; Sic e sheh edhe ato i ke bere vec ti, si ato te ngushtat kufizuar me plepa e vreshta me hunj me maje qe mos uleshin avionet e imperializmit, edhe keto te gjerat det qe nuk mbarojne asnjehere edhe pse ti i inaguron!

Madje ti sje si te tjeret; Ti i ke bere te gjitha rruget pa leke, zero, koker leku! Ja fjala bie, kete Kardhiq-Delvine e ke bere ti, aty sot skalon asgje vec makinave qe ndertojne rrugen po crendesi ka; ti e ke bere rrugen, 9000 kilometer te gjate!

Po leket? A leket ti i ke ne tabele, Kerkund tjeter! 9 vite me pare, une dhe i ndjeri Olldashi kemi bere nje interpeleance model ne Kuvend tamam per skemen tende te te berit te rrugeve pa leke! Kisha grumbulluar te gjitha tabelat e tua ngulur lart e poshte e i kisha vene mbi buxhet ku ishin celur e bere rruge me 1 milion leke!

Gjeje, lexoje, mbushur me fakte! Pra ti Salhi i ke bere te gjitha! Puna eshte se leket i kemi paguar ne e rruget po i bejme ne! Jane letra shteti, thesari; Nuk jane pare xhepi, por buxheti! Video: Tani, ne proces ndertimi rruga e Arbrit, e mbaruar dhe inaguruar njehetevne zgjedhjet e vitit 2013 nga Salhi Berisha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump