TIRANE- Zv. kryeministri Erion Braçe ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha teksa ka postuar një moment nga ndeshja e Juventus kundër Lokomotivës së Moskës e cila ka përfunduar me fitoren e bardhezinjve, që është edhe skuadra për të cilën bën tifo Braçe.

"Shijoni golin! Naten e mire dhe mos harroni, gjeni nje foto te Sali Berishes dhe peshtyjeni, do ju zere gjumi rehat!", shkruan Braçe.

Braçe deklaroi ditën e sotme se akuza e bërë ndaj tij si porositës i atentatit ndaj prokurorit Ndoja nga ish-kryeministri Berisha është bërë me qëllim që nxisë kriminelët ta kërcënojnë, dhunojnë apo të shkojnë deri në eliminimin fizik.

Postimi i zv. kryeministrit Braçe

VIDEO/Goli i Douglas Costa