Braçe: Financat, Berisha po
na le pas "tokë të djegur"

Braçe: Financat, Berisha po<br />na le pas
Po zotni! Berisha e përvëloi këtë tokë! Tokë më të djegur se kjo Sali Berisha la pas vetëm në vitin 1997!

Dëgjova dje me shumë vëmendje deklarimet publike të Ministrit të Financave në detyrë por njëherësh, sapo pashë treguesit fiskalë janar- korrik 2013 të prodhuar nga Ministria e Financave, për fat të keq, treguesit përgënjeshtrojnë ministrin, madje dëshmojnë se ai gënjeu në më shumë se një rast. Ja përse:

Së pari, sipas treguesve, rezulton e provuar se Qeveria e Sali Berishës nuk ka zbatuar ligjin për buxhetin e shtetit duke krijuar një situatë të rëndë financiare!

Kështu, të ardhurat nuk janë realizuar sipas ligjit dhe mungojnë 115. 000. 000 dollarë; vetëm në të ardhurat tatimore mungojnë 146. 000. 000 dollarë

Të ardhurat nga tatimet e doganat mungojne 131. 000. 000 dollarë.

Tamam ketu, tek Tatimet e Doganat është bërë batërdia:

Në tvsh mungojnë 76. 000. 000 dollarë;
Në tatim-fitimi mungojnë 5. 000. 000 dollarë;
Në akcizë mungojnë 36. 000. 000 dollarë;
Në taksa nacionale mungojnë 14.000. 000 dollarë.

Kjo dëshmon qartë se administrata fiskale e qeverisë ka krijuar një defiçit skandaloz në të ardhura, defiçit që ka vënë në vështirësi serioze buxhetin e shtetit.

Së dyti, Ministri i Financave tha dje se ky defiçit në të ardhura është krijuar nga pushteti vendor! Kjo është gënjeshtër!

Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, plani i të ardhurave nga pushteti vendor ka qenë:
75. 000. 000 dollare; fakti i te ardhurave nga pushteti vendor eshte:
64. 000. 000 dollare. Pra, mosrealizimi i te ardhurave nga pushteti vendor eshte vetem 11 milion dollare, ose 12 here me i vogel se mosrealizimi i te ardhurave nga administrata e qeverise!!

Se treti, te gjithe treguesit deshmojne se viti 2013, nga pikpamja e treguesve fiskale, eshte me i keq se viti 2012!

Keshtu: te ardhurat jane 48 milion dollare me pak se ne 2012; te ardhurat tatimore jane 54 milion dollare me pak se ne 2012; te ardhurat nga tatimet dhe doganat jane 53 milion dollare me pak se ne 2012. Krahasimi me 2012 tegon qarte "token qe po digjet!


Se katerti, ministri i financave tha dje se ky deficit eshte krijuar edhe nga mosreflektimi ne buxhet i favoreve fiskale qe qeveria beri pak para fushates elektorale.

Kjo eshte nje deshmi e qarte se si financat publike u perdoren per te favorizuar nje grusht klientesh apo se si financat publike u perdoren per qellime te fushates elektorale. Megjithate kjo eshte nje e vertete pergjysem, sepse genjeshtra merr gjysmen tjeter.

E verteta eshte se  deri ne 10 diteshin e pare te qershorit nuk kishin hyre ne zbatim favoret fiskale edhe per shkak te voneses se udhezimeve te ministrise per aplikimin e tyre;

Favori fiskal i miratuar ne prill per tvsh e imputeteve bujqesore u anulua ne maj dhe nuk pati asnje efekt;

fatura e ketyre favoreve fiskale me baze vjetore, paraqitur ne kuvend eshte shume e vogel se deficiti ne te ardhura i krijuar ne tre muaj.

megjithate une e ftoj ministrin e financave te publikoje listen me emrat e perfituesve nga keto favore fiskale, vecmas nga tvsh, si dhe shumat perkatese per secilin!

Se pesti, ministri i financave tha dje se deficiti nuk eshte problem dhe eshte krejtesisht i menaxhueshem!!

Ne fakt nuk eshte keshtu. Deficiti reflekton qarte mosrealizimin e te ardhurave, nevojen shume te madhe per shpenzime elektorale te qeverise, vecmas ne investime publike qe nuk mbarojne prej 5 vitesh, duke sjelle nevojen shume te larte per te marre borxh.

Qeveria e ka "djegur fare" me huamarrjen e brendeshme, plani vjetor i huamarrjes ishte:
280 milion dollare; fakti i 7 muajve eshte: 247 milion dollare.

Pra, ne 7 vetem shtate muaj, qeveria: ka marre 88.3% te gjithe borxhit te parashikuar per gjithe vitin.

Ministri tha dje se ka ndodhur keshtu jo per qellime elektorale por nje strategji e miremenduar per te ulur kostot e borxhit por edhe per kete genjeu!!

Viti 2012 e nxjerr zbuluar, gjate 2012 nuk ishte kjo strategji. Huamarrja e brendshme ne 7 muajt e pare te 2012-tes ishte vetem 150 milion dollare!!

Pra 64.4% me e vogel se ne vitin e strategjise, vitin elektoral 2013. Ka ndodhur keshtu vetem ne vitet elektorale 2009, 2011, 2013! Treguesit fiskale ne vite e deshmojne kete!!

Se fundi, ministri i financave tha dje, gjithnje ne funksion te argumentimit se kjo nuk eshte "toke e djegur" se: buxheti i shtetit eshte me suficit primar! Edhe kjo eshte genjeshter: buxheti i shtetit eshte me deficit primar, madje me me te madhin deficit primar te viteve te fundit! Nderkohe;
edhe treguesi i kursimit publik eshte negativ, deshmon se po merren para borxh jo vetem per investime por edhe per shpenzime te tjera te qeverise.

Treguesit ne vite deshmojne se ka qene keshtu vetem ne vitet elektorale 2009, 2011, 2013;

dhe nuk ka qene keshtu ne vitet 2010, 2012!

Kjo eshte e verteta qe nxjerr zjarr! Mme keq se kaq nuk ishim dhe qellimi elektoral e beri kaq keq!

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi