Deputeti socialist Erion Braçe, ndërsa është duke lexuar librin e Lea Ypit për Shqipërinë, thotë se vendi ynë ka mbetur si 100 vjet më parë.

Ai thotë se në zyrat e shtetit nuk punon asnjeri në gusht, ndërsa të gjithë presin se kush do të bëhet ministër, drejtor, apo shef.

Postimi i plotë Braçes

Të poshtëruar - Libri shqiptar i Lea Ypit. Faqet e mesit.

Thuajse 100 vjet më parë, i njëjti vend- Shqipëri, i njëjti qytet – Tirana, të njëjtat zyra publike.

“Nuk punon njeri në gusht jooo, të presësh nga zyrat e shtetit të të shërbejnë në gusht është sit ë presësh dëborë në verë”.

100 vite me pas, një herë në dy vite është edhe më keq;

Çdo zyrtar shteti pret kush do bëhet ministër, pastaj drejtor, përgjegjës, shef i madh-i vogël, shef;

Pastaj rrëmuja e organizuar-e përjetshme e Tiranës, zhurma e saj;

Pastaj të gjithë të gjithëditurit që bërtasin në trafik e jo vetëm “nuk ka shtet”;

Lexoj dhe pyes;

Nuk ka ndryshuar hiç gjë prej pas osmanëve apo kjo është forma e kritikës edhe për dje, edhe për sot?