Braçe: Në 5 muaj mbajtëm
Serbinë me lekë, ja provat

Braçe: Në 5 muaj mbajtëm<br />Serbinë me lekë, ja provat
TIRANË – Deputeti socialit Erion Braçe denoncoi sot nëpërmjet shifrave varësinë, sipas tij të kryeministrit Berisha ndaj Serbisë, në sektorin energjitik. Sipas tij, ndër vite kreu i qeverisë ka favorizur importin e energjisë nga Serbia.

“Janë miliona euro, që ne ju kemi paguar kompanive serbe në 7 vitet e fundit! Praktikisht, ne shqiptarët i kemi rritur kompanitë serbe me paratë tona”, shkruan Braçe në Facebook.

Sipas Braçes, në total, në 5 muajt e krizës, KESH dhe Qeveria importuan dhe blenë 86.4 mln euro energji. Prej tyre, 82% e shumës iu paguan kompanive serbe.

Më tej ai ka renditur shifrat që sipas tij dëshmojnë veprimet e kryeministrit.

1. Ne shtator 2011, KESH importoi-bleu 6.5 milion Euro energji; 6.1 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi te treja), pra 93% te importit u krye nga kompani serbe.

2. Ne tetor 2011, KESH importoi-bleu 6.6 milion Euro energji; 5.2 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi te treja), pra 78% te importit u krye nga kompani serbe.

3. Ne nentor 2011, KESH importoi-bleu 22.8 milion Euro energji; 19 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi te treja), pra 83% te importit u krye nga kompani serbe.

4. Ne dhjetor 2011, KESH importoi-bleu 37 milion Euro energji; 27.2 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, EFT (Serbi te treja), pra 73% te importit u krye nga kompani serbe.

5. Ne janar 2012, KESH importoi-bleu 14.3 milion Euro energji; 13.3 milion Euro i importoi-bleu nga GEN I, RUDNAP, EFT (Serbi te treja), pra 93% te importit u krye nga kompani serbe.

Sipas deputetit socialist, kriza energjitike ka disa faktorë.
- Për shkak të mungesës së parashikueshmërisë, analizës e planeve strategjike për të përballuar me sa më pak kosto furnizimin me energji elektrike;

- Për shkak të dështimit spektakolar në ndërtimin e veprave të reja energjitike që do të shtonin fuqine tonë energjitike dhe do të rritnin prodhimin e energjise në vend;

-Për shkak të vonesave në ndertimin e linjave të reja të interkonjeksioni, të cilat do të rrisnin kapacitetet tona të transmetimit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni