Braçe: Pronat e Ushtrisë po
u shiten klientëve të Berishës

Braçe: Pronat e Ushtrisë po <br />u shiten klientëve të Berishës
TIRANE - Deputeti socialist Erion Braçe ka dhënë sot alarmin se Qeveria po shet 1.2 milionë metër katror prona të Ushtrisë, kryesisht në bregdet, të gjitha “të identifikuara nga klientët e Sali Berishës". “Atdheu po shitet! Berisha po e shet!”, tha Braçe përmes faqes së tij në Facebook. Ndërsa shtoi se “1 milion metër katror të tjera po bëhen gati”.

Braçe ka shpjeguar se “janë territore të tëra repartesh ushtarake, poligonesh, komandash, mobilizimi, shkolla ushtarake, spitale”, të gjitha “brenda qyteteve, në periferitë urbane të tyre, por mbi të gjitha në bregdet”.

Deputeti socialist rrëfen se “me dy dekrete, njëri në vitin 2009 dhe tjetri i para dy muajve, President i Republikës i ka miratuar Ministrisë së Mbrojtjes atë që quhet ‘Plani i Përhapjes’ dhe i referohet forcave të armatosura dhe aseteve të tyre”. ‘Plani i Përhapjes’ tregon vendosjen e Ushtrisë shqiptare dhe njëkohësisht “vlen për të nxjerrë jashtë përhapjes së Ushtrisë asete të mëdha” të saj.

Braçe pohon se pavarësisht se dekretet janë publike, askush nuk ka akses të plotë për të mësuar se cilat janë pronat që kanë dalë nga Plani i Përhapjes e që, sipas procedurave, evidentohen për privatizim dhe i dërgohen Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas deputetit të PS, përveç një pjese të mirë të bregdetit shqiptar, pritet të privatizohen edhe pjesë të Spitalit Ushtarak, Shkollës së Bashkuar, Shkollës së Marinës në Vlorë.

“Unë kam listat e pronave të Ushtrisë të nxjera jashtë ‘Planit të Përhapjes’ me dekretin e vitit 2009 - shkruan Braçe - Kanë një sipërfaqje mbi 1.2 milion metra katror. Fillojnë me periferinë urbane të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës dhe vijojnë në bregdet me bregun e Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Fierit, Vlorës: nga Pish Poro, Novoselë, Nartë, Zvërnec, Pusi i Mëzinit, Kaninë, Uji i Ftohtë, Rradhimë, Orikum, Karaburun; më tej në Bregun e Diellit, nga Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lekursi, Ksamili”.

Braçe vazhdon më tej: “Vetëm në Karaburun janë mbi 160 mijë metër katror duke përfshirë Ravenën, Kepin e Gjuhëzës, Majën Flamur apo edhe depot në Orikum”. Ndërsa në Palasë janë “mbi 20 mijë metër katror”. “Brenda Vlorës në shitje është Komanda e Distriktit, ‘Kalaja’ e famshme me mbi 16 mijë metër katror”.

Ndërkohë që 1 milion metër katror të tjera do të shiten pas dekretit të para dy muajve e që sipas Braçes mbahen të fshehta. “Unë mësova dje se jashtë Planit të Përhapjes ka dalë një pjesë e madhe e Shkollës së Bashkuar, Shkollës së Marinës në Vlorë, Spitalit Ushtarak në Tiranë, Baza e Bisht Pallës, Tuneli i Porto Palermos”, shkruan në Facebook deputeti socialist.

Braçe deklaron se të gjitha këto prona të Ushtrisë janë piketuar nga “klientët e Sali Berishës. Kudo ata!” Dhe se gjurma më qartë duket në Palasë dhe në Porto Palermo.

“Kjo batërdi duhet ndalur”, përfundon deputeti socialist.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme

Sylvinho pas eliminimit: Dua të pushoj, kemi 5 muaj që punojmë pa ndërprerje! Shqipërisë i zbulova lojtarë për 10 vitet e ardhshme