Braçe: Serveri i tatimeve zbardh
transaksionet e Argitës e Fazlliç

Braçe: Serveri i tatimeve zbardh<br />transaksionet e Argitës e Fazlliç
TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, në seancën e sotme parlamentare, ka kërkuar të zbardhet çështja e serverit të tatimeve, pasi në këtë mënyrë sipas tij do të zbardhen edhe transaksionet e paligjshme të bëra gjatë qeverisë Berisha nga e bija e tij Argita Berisha dhe biznesmeni serb Damir Fazlliç.

Braçe theksoi se historia e serverit të tatimeve u krijua për të mbajtur nën kontroll këto transaksione të paligjshme. Ai tha se duhet zbuluar se kush është Elton Ropi i “IKUB”, i publikuar më herët nga Shqiptarja.com, i regjistruar në serverin e tatimeve pasi sipas Braçes vetëm në këtë mënyrë mund të zbulohen autorët dhe përgjegjësit për këto transaksione të paligjshme, dhe të vihen para drejtësisë.

Deputeti i PS shtoi se këto transaksione i janë shmangur detyrimeve fiskale të shtetit shqiptar duke shtuar se këto janë shuma të mëdha që i mungojnë buxhetit të shtetit, dhe sipas tij kjo është bërë me vetëdije të plotë nga qeveria paraardhëse.

“Nga biznesi i vogël janë arkëtuar më shumë para, dhe kjo do të thotë se edhe pushtetit vendor i janë transferuar më shumë para. Kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim përballë transaksioneve të paligjshme. Ka kohë në media që publikohen fakte për transaksione me miliona euro të oligarkëve të Serbisë të mbështetur nga qeveria e Berishës. Ai nuk ka dashur kurrë të marrë detyrimet ligjore për këto transaksione. Sot kam një pyetje, kur do të vihen nën kontroll transaksionet e Fazlliç dhe Argita Berishës, dhe për të llogaritur nëse nuk ka ndodhur të gjitha detyrimet ligjore të tyre. Kanë kaluar 300 ditë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll këto transaksione. Duhet të kuptoni se historia e serverit të tatimeve u shpik për të mbajtur nën kontroll këto transaksione të paligjshme. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë duan të dinë kush është Eltoni, që u regjistrua në serverin e tatimeve. A ka të bëjë ky veprim me transaksione që kanë qenë jashtë kontrolli dhe me vetëdije të plotë?” theksoi Braçe.  

"Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione, kemi dështuar"

“Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes edhe transaksionet e kryera edhe më herët, të cilat janë para të munguara të detyrimeve fiskale. Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione do të thotë se kemi dështuar.” u shpreh deputeti Braçe.

Gjatë këtyre ditëve, janë publikuar në media fakte për mënyrat ilegale që kanë ndjekur biznesmenët serb Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç në sajë të ndihmës së dhënë nga qeveria Berisha me vendime të posaçme si dhe lidhja e tyre me Argita Berishën. 
 
Edhe në seancën e sotme deputetët e opozitës nuk ishin në seancë pas bojkotit të paralajmëruar një javë më parë, pas konfliktit mes 3 deputetëve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë