Braçe: Të zbardhet çështja e serverit të tatimeve

Deputeti Erion Braçe
TIRANE 17 Korrik/ATSH/-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, në seancën e sotme parlamentare, ka kërkuar të zbardhet çështja e serverit të tatimeve, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, do të zbardhen edhe transaksionet e paligjshme të bëra gjatë qeverisë Berisha nga e bija e tij, Argita Berisha dhe biznesmeni serb, Damir Fazlliç.
"Kam një pyetje për të dyja autoritetet shtetërore përfshi kryeministrin dhe Ministrin e Financave. Kur do të vihen nën kontroll transaksionet shumë vjeçare të kryera nga Fazlliç dhe Argita Malltezi në territorin e Republikës së Shqipërisë? Kur organet tatimore do të trokasin në dyert e këtyre dy personave me aktivitet deri në vitin 2013 brenda territorit të Shqipërisë për të verifikuar një më një çdo transaksion financiar të kryer në këtë vend dhe natyrisht për të llogaritur mbi to të gjitha detyrimet ligjore të përcaktuara ngalegjislacioni shqiptar. Kanë kaluar 300 ditë të mjaftueshme për të vënë nën kontroll këto transaksione, por edhe transaksione të tjera ende të pazbardhura, ende të pazbuluara në këtë vend", u shpreh Braçe.
Braçe theksoi se historia e serverit të tatimeve u shpik u sajua vetem për të mbajtur nën kontroll këto transaksione të paligjshme. Ai tha se duhet të zbulohen autorët dhe përgjegjësit për këto transaksione të paligjshme, dhe të vihen para drejtësisë.
Deputeti Braçe shtoi se këto transaksione i janë shmangur detyrimeve fiskale të shtetit shqiptar, duke shtuar se këto janë shuma të mëdha që i mungojnë buxhetit të shtetit, dhe sipas tij kjo është bërë me vetëdije të plotë nga qeveria paraardhëse.
"Të gjithë qytetarët e Shqipërisë duan të dinë kush është Eltoni, që u regjistrua në serverin e tatimeve. A ka të bëjë ky veprim me transaksione që kanë qenë jashtë kontrolli dhe me vetëdije të plotë?", theksoi Braçe.
"Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione, kemi dështuar. Nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes edhe transaksionet e kryera edhe më herët, të cilat janë para të munguara të detyrimeve fiskale. Nëse nuk kontrollojmë këto transaksione do të thotë se kemi dështuar," u shpreh Braçe.
Duke folur për p/ligjin "Për koncesionet dhe partneritetin publik privat", Bra]e tha se "çbllokimi i këtyre pasurive kombëtare që mund t'i shërbenin fare mirë qytetarëve besoj se është detyrë e qeverisë. Ka ardhur koha për të vepruar që ekonomia shqiptare të çlirohet nga kontratat klienteliste ose ato që kanë mbetur aty, duke bllokuar ekonominë. Nuk kemi pse mbetemi peng i investitorëve që po i mohojnë qytetarëve zhvillimin, nuk kemi pse mbetemi pas për shkak të korrupsionit, se ekonomia është bllokuar nga vendime klienteliste të qeverisë së mëparshme."/a.gjonaj/f.n/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni