Braçe tha se nëpërmjet tyre po pastrohen paratë e korrupsionit, çfarë janë Kriptomonedhat që po përdoren në Shqipëri

Braçe tha se nëpërmjet tyre po pastrohen paratë e korrupsionit, çfarë janë Kriptomonedhat që po përdoren në Shqipëri

Kriptomonedhat ose monedhat virtuale (bitcoin, etj) janë monedha dixhitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet, bankë qendrore, apo institucion ndërkombëtar. Vlera e tyre e tregut luhatet si rezultat i kërkesës së individëve për transaksione ose i pritshmërive të tyre mbi rritjen e mundshme të çmimit të tregut në të ardhmen.

Sot përdoren një mori terminologjish për t’iu referuar një paraje të tillë, si “kriptomonedha”, “monedha dixhitale” dhe “monedha virtuale”.  Infrastruktura e një kriptomonedhe është një sistem elektronik pagesash i decentralizuar, i disponueshëm për publikun dhe i rregulluar nga një protokoll elektronik i hartuar privatisht. Protokolli elektronik kryen rolin që ndërmjetësit garantues të pagesave kryejnë në sistemet tradicionale të pagesave, sikurse bankat qendrore, autoritetet rregullatore apo sipërmarrësit privatë Visa dhe Mastercard.

Autori anonim Satoshi Nakamoto, publikoi dokumentimin e protokollit elektronik të Bitcoin dhe krijoi kriptomonedhën e parë Bitcoin, prej 50 njësish, më 3 janar 2009 (Nakamoto, 2008). Ndonëse fillimisht interesi publik për Bitcoin ishte i vakët, numri i transaksioneve elektronike të kryera në monedhën dixhitale Bitcoin u rrit me ritëm eksponencial. Përhapja e përdorimit të monedhës Bitcoin ka qenë në përmasa të paneglizhueshme për industrinë financiare, publikun dhe autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në fund të vitit 2011, numri i transfertave të konfirmuara nuk ishte më tepër se 5-6 mijë transaksione në ditë. Në muajt e fundit (tetor 2017 – shkurt 2018), numri i transfertave të kryera nëpërmjet Bitcoin është luhatur në 200-400 mijë transaksione në ditë. Gjatë të njëjtës periudhë, vlera e këtyre transfertave të kryera arriti në rreth 1-4 miliardë USD në ditë.

Përmasat e këtyre transfertave kanë nxitur aktorë të tjerë të propozojnë monedha të tjera dixhitale që funksionojnë mbi një infrastrukturë të ngjashme. Aktualisht, numri i monedhave virtuale që operojnë në rrjetet kompjuterike të decentralizuara shkon në mbi 1000. Vëmendja e industrisë financiare si dhe e aktorëve akademikë është fokusuar tek infrastruktura e Bitcoin. Risia teknologjike e zbatuar në infrastrukturën e kryerjes së transaksioneve të Bitcoin, referohet me termin “blockchain” (në gjuhën angleze). “Distributed ledger technology” (DLT) është një term më i përgjithshëm i teknologjisë së “blockchain”, që përfshin versione të modifikuara të infrastrukturës për nevojat e industrive të ndryshme. Modifikimi i protokollit elektronik bën të mundur formatimin e teknologjisë “blockchain” sipas nevojave të autoriteteve rregullatore publike apo të sipërmarrësve privatë.


Lajmi kryesor:

Braçe: Paratë e krimit dhe korrupsionit po pastrohen në Tiranë nëpërmjet kriptomonedhave! (Duartrokitet nga opozita)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë