TIRANË - Niveli i ujit në lumin Shkumbin është rritur së tepërmi përgjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shirave që kanë përfshirë të gjithë vendin. Kjo ka rritur rrezikun e daljes nga shtrati të këtij lumi duke rrezikuar disa banesa në fshatrat e Lushnjes dhe Elbasanit.

Zv.kryeministri Erion Braçe i ka bërë thirrje banorëve të 5 fshatrave në zonën e Lushnjës të largojnë kafshët dhe mjetet nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, i cili sipas tij rrezikon të dalë nga shtrati.

Braçe thotë banorët duhet t'i binden urdhërave të policisë dhe kryepleqve për t'u larguar nga kjo toke, ndërsa publikon edhe disa foto nga gjendja e lumit pas shirave të vazhdueshëm të dy ditëve të fundit.

"Çdo banor i fshatrave Çermë e Sipërme, Proshkë, Çermë Pasha, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, t'i bindet urdhrave të kryepleqve dhe policisë për t'u larguar vetë dhe çdo kafshë, mjete nga toka e argjinaturës së lumit-buza e lumit deri në argjinaturë! Menjeherë! Bindjuni urdhrave të autoriteteve!", shkruan Braçe.

1583598498_lushnje.jpg

1583598509_shkumbin.jpg

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen "5 maji" si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e "Uzinës 12" duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake.                                                                                                                              

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:56
Pamje nga Lumi Shkumbin, ja sa është rritur niveli i ujit (VIDEO)

Report Tv sjell pamje nga Lumi Shkumbin, ku niveli i ujit është rritur përgjatë shirave të cilët kanë përfshirë vendin përgjatë 24 orëve të fundit.

Ora 10:04
Moti i keq, rreth 50 banesa nën ujë në Elbasan! Banorët: Përmbytemi 5-6 herë në vit (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen "5 maji" si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e "Uzinës 12" duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake. Banorët thonë se kjo është një situatë e përsëritur sa herë që bie shi, ata shprehen se vetëm këtë vit janë përmbytur 5 herë.

Banorët thonë se kanë shkuar në bashkinë e Elbasanit për të marrë masa pasi sipas tyre shkak i përmbytjeve është mospastrimi i kanaleve kulluese.

Në ndihmë të banorëve të përmbytur kanë ardhur dhe forcat e zjarrfikësve,ë kanë bërë të mundur largimin e ujit me anë të pompave.

Ndërkohë edhe në zonën e Krastës së Vogël në Elbasan janë mbuluar nga uji rrugët dhe sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore.

Ora 18:30
Lumi Shkumbin po del nga shtrati (FOTO)