Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të Elbasanit. Uji ka vërshuar në rreth 20 banesa në lagjen "5 maji" si dhe më shumë se 30 shtëpi janë nën ujë në lagjen e "Uzinës 12" duke nxjerrë jashtë funksionit orenditë shtëpiake. Banorët thonë se kjo është një situatë e përsëritur sa herë që bie shi, ata shprehen se vetëm këtë vit janë përmbytur 5 herë.
Banorët thonë se kanë shkuar në bashkinë e Elbasanit për të marrë masa pasi sipas tyre shkak i përmbytjeve është mospastrimi i kanaleve kulluese.
Në ndihmë të banorëve të përmbytur kanë ardhur dhe forcat e zjarrfikësve,ë kanë bërë të mundur largimin e ujit me anë të pompave.
Ndërkohë edhe në zonën e Krastës së Vogël në Elbasan janë mbuluar nga uji rrugët dhe sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore.
Lajmi kryesor:
Shirat 'fryjnë' Shkumbinin/ Braçe banorëve të 5 fshatrave në Lushnje: Largohuni menjëherë nga argjinatura! Lumi po del nga shtrati
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Vodicë. Kjo pasi gurë shkëmborë kanë rënë nga mali duke përfunduar në rrugë, e duke u kthyer njëherazi në rrezik për qarkullimin e automjeteve. Në këtë faqe të malit mungojnë rrjetet për mbajtjen e masivëve shkëmbor.