Deputeti socialist Erion Braçe ka rikujtuar sërish për publikun dhe mbështetësit e tij ambicien për t’u zgjedhur kryetar i Bashkisë Tiranë në zgjedhjet vendore që pritet të mbahen në vitin 2027.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thekson përkushtimin dhe përgjegjëshmërinë që po tregon në punën e tij si deputet i kryeqytetit, dhe zotohet se me të njëjtën devotshmëri do t’i shërbejë Tiranës edhe nëse zgjidhet kryebashkiak i saj.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Unë u zgjodha me votë deputet!
Pas katër vitesh pa deputet,
nuk besoj që te “5”-a ka njeri që thotë “nuk e njoh deputetin” – cep më cep të “5”-ës!
Sepse deputeti nuk është vanitet, deputeti është punë!
Tani Tirana prej një viti është pa kryetar;
do ta rikthej edhe kryetarin e bashkisë me të njëjtin përkushtim siç ktheva deputetin,
lagje më lagje dhe rrugë më rrugë!
Komente












Harroje, kurre nuk do behesh!
Përgjigju