Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi nisur monitorimin e tregut që në shkurt, nuk jemi ne që ulim çmimet

Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencës: Kemi nisur monitorimin e tregut që në shkurt, nuk jemi ne që ulim çmimet

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba dhe socialisti Erion Braçe

TIRANË- Në një kohë kur socialisti Erion Braçe u kërkoi të mos bënin sehir për rritjen e çmimit të naftës, Autoriteti i Konkurrencën bën me dije se ka nisur monitorimin e tregut që në muajin shkurt, e ndërsa në reagimin e tyre thuhet se nuk mund të ndërhyjnë në treg për të rregulluar çmimin, pasi kjo sipas tyre shkon përtej kompetencave që i ka dhënë ligji.

" Ne jemi të vetëdijshëm dhe e kuptojmë, se në këto periudha krizash të njëpasnjëshme, pa marrë parasysh arsye objektive, kryesisht qytetarët, por edhe politikanët, pretendojnë nga autoritetet që të ndërhyjnë dhe të ulin çmimet, por në lidhje me Autoritetin e Konkurrencës këto pretendime janë të arsyeshme vetëm nëse ndërmarrje të caktuara spekulojnë me çmimet duke shtrembruar konkurrencën", thuhet ndër të tjera në reagim.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se nuk mund të ndërhyjë nëse nuk është në gjendje për të provuar që nëpërmjet marrëveshjeve të fshehta kompanitë kanë rritur çmimin, por për të vërtetuar këtë, thekson se kërkohet kohë.

"Pra, duhet me patjetër që të provohet abuzimi me pozitën dominuese dhe jo thjesht abuzimi, që Autoriteti i Konkurrencës të ketë mundësi ligjore të ndërhyjë; duhet me patjetër të provohet se mes ndërmarrjeve në një treg të caktuar ka një marrëveshje të ndaluar apo sjellje të bashkërenduar për të ngritur (apo edhe ulur) çmimet në mënyrë abuzive (të padrejtë), që Autoriteti i Konkurrencës të ketë mundësi ligjore të ndërhyjë. Në çdo rast, për të risjellë konkurrencën (jo çmimet si qëllim në vetvete) në parametra efektive. Sjellim në vëmendjen tuaj, se hetimet e Autoritetit të Konkurrencës kërkojnë kohën e tyre, pasi janë procese të komplikuara marrje, kryqëzimi e analizimi të dhënash të shumta e specifike, në mënyrë që vendimi të jetë i bazuar në ligj dhe prova. Akoma më tej, vendimi në fjalë do t’i nënshtrohet edhe procesit gjyqësor, që do kërkojë kohën e vet. Sa më i bazuar në ligj dhe prova një vendim i Autoritetit të Konkurrencës, aq më e vështirë do të jetë për abuzuesit, të ankimojnë dhe të rrëzojnë vendimet e Autoritetit në gjykatë. Zgjatja në kohë është edhe një nga arsyet përse legjislacioni në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve të botës, nuk i ka ngarkuar autoritetet e konkurrencës edhe me kompetencën e rregullimit të çmimeve", thuhet në njoftim.

Ato thotë se kërkesa për ulje të çmimeve nuk duhet t'i adresohet Autoritetit të Konkurrencës, por institucioneve të tjera, që ligji ua lejon të ndërhyjnë.

"Ndaj, disa nga kërkesat tuaja mund e duhet të adresohen, e me gjasë të gjejnë zgjidhje, pranë institucioneve të tjera publike, pasi në respekt të instrumenteve që ligji na ka dhënë, për sa i përket mbrojtjes së konsumatorit, vendimet e Autoritetit të Konkurrencës, të cilat duhet të jenë të bazuara në ligj e prova (që t’iu qëndrojnë edhe ankimeve në gjykatë), i japin efektet e tyre të shtrira në kohë", përfundon reagimi.

Një ditë më parë, qindra qytetarë kanë dalë në protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, teksa kanë paralajmëruar protesta të njëpasnjëshme çdo ditë, që do të kulmojnë të shtunën në orën 11:00. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/03/2022 02:01

    Nuk ka nevoje te kesh/marreveshje te ndaluar,apo sjellje te bashkrenduar/,mjafton te dalesh ne nje qytet.N.q.s ne gjithe qytetin cmimi i naftes,i bukes,etj eshte i njejte ne cdo dyqan e pike shitjeje,atehere ke abuzim dhe duhet ndaluar.Ose n.q.s.del tek Pazari i Ri dhe shikon qe p.sh cmimi i molleve eshte i njejte tek te gjithe tregetaret qe shesin aty,kemi te bejme me abuzim dhe duhet ndaluar.Keshtu veprohet o z.Biba ketej nga jetoj une.Mire cmimet,po spekulantet nuk je ne gjendje t'i dallosh,se kam pershtypjen qe per ta i ke kompetencat t'ua heqesh,ose te mos u vesh gjoba.

    Përgjigju
  • Gripi: 10/03/2022 19:45

    Denar Biba nuk nderhyn dot, Inspektoriati i Mbikqyrjes se Tregut nuk nderhyn dot. Po per cfare i paguajme dhe i mbajme keto institucione???? Apo per ti gjetur pune Bibave? Futini ne burg keta bashkepuntore te krimit.

    Përgjigju
  • Bledi: 10/03/2022 14:22

    Autoriteti i konkurrences eshte nje oeganizate kriminale ne sherbim te oligarkeve dhe kunder popullit.E ka treguar qe nga cmimet e bukes e deri sot.Jane fytyra e vertet e qeverisjes se vendit qe bejn sehir para fuqise se oligarkeve.Por harrojne qe nuk ka fuqi ne te madhe ne toke sesa populli

    Përgjigju
  • Ska problem: 10/03/2022 12:27

    BIBA do ti kontrolloj , nuk i varen melcit ne qaf ujkut , thone qe verbohesh edhe nga dhjamosja e tepert

    Përgjigju
  • Qobani: 10/03/2022 12:23

    Athua vajtust vendor kta që po jetojn n'korriz t'huaj, a e meritojn të llogaritën për Njerëz, qfar pasunie kan prej Zoti, qfar varfnie sjellin në POPULL !?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi