55 vjeçari më sexy ka pozuar për revistën e famshme dhe ka zbuluar disa detaje për jetën e tij artistike. Aktori Brad Pitt është shfaqur në kopertinën e ‘GQ Australia’ dhe ka zbuluar se së fundmi i është përkushtuar rolit si producent. “Më pëlqen shumë të jem pas kamerave, por po bëj gjithmonë e më pak. Mendoj se pas pak kohësh do heq dorë”, shprehet ai, duke zbuluar lajmin e hidhur për fansat.
Pitt do të shfaqet në filmin e tij më të fundit 'Once Upon a Time in Hollywood’ këtë muaj. Ai dukej më në formë se kurrë.
Komento